Reforma ne fushen e trashegimise ne asnje cep te horizontit

Reforma ne fushen e trashegimise ne asnje cep te horizontit
Koha për folur për trashëgimin kulturore ka përfunduar. Reforma që do të sillte këtë sektor në binar nuk duket fare në asnjë cep të horizontit. Në analizën vjetore të mbajti IMK nga fillimi i këtij viti u tha se ajo do të zbatohej. Kur dhe si? Pse s’po zbatohet? Dilemat që kanë mbnërthyer këtë sektor kanë më tepër dy vjet që po endin këtë bark nga një liman në tjetrin pa vend zbarkimi.

Ky sektor është endur gjatë mes dilemave për ndryshim, ngecje ne vend dhe reformave. Trashëgimia Kulturore pas kësaj futet në një hulli të re por me qindra halle nëpër këmbë.VKM –ja që u hapi rrugën parqeve arkeologjike i përket Nr 396 dt 31.03.2005.Kjo kohë përkon më muajt e fundit të mandatit të Qeverisë Nano.VKM përcaktonte :Për miratimin e kufijve dhe të rregullores së administrimit të parqeve arkeologjike të Shkodrës, Lezhës, Apolonisë, Bylisit, Amantias, Orikumit, Antigonesë, Finiqitdhe Butrintit.Parqet arkeologjike që u hapën në tetor të vitit 2006 ishin Shkodrës, ,Apolonisë, Bylisit, Amantias, Orikumit, Antigonesë, Butrintit. Gjithsejt 7 parqe arkeologjike. Nga këta vetëm 2 parqe arkeologjike Lezhë dhe Finiq u hapnë më vonë.Ministri i MTKRS që realizoi këtë reformë të re drejtohej nga Bujar Leskaj dhe drejtor i Trashëgimisë Vasil Tole.Dëshmi e të gjithë mediumevev shqiptare. Është një fakt që askush dot, nuk mund ta mohojë. Suksesin që patën parqet arkeologjike.

Ato u krijuan përmes vështirësive, që sillte buxheti i vitit 2006 dhe një sërë fenomenesh si mungesë zyrash, rrugësh, mjeteve të komunikimit, energji, telefoni sbëhej llaf, largësi nga qendrat e banuara etj. Strukturat e para ishin me një personel gati të thjeshtë prej 5 vetësh. Ky personel përbëhej nga 2 restauratorë, 1 arkeolog, 1 financier dhe 1 drejtues. Përse nuk kishte punëtor në një strukturë të tillë? Ishin perceptuar si institucione shkencore, gjë që solli një zhgënjim sepse nëpër rrethet ku u ndërtuan parqet arkeologjike nuk mund të bëhej fjalë për personel të kualifikuar të kësaj natyre dhe si rezultat, strukturat e tyre u mbushën vetëm me rrogëtarë që merrnin rrogën.Ishin mirëfilli një administratë e vogël dhe e rehatshme.

Ndonjë foto, ndonjë lajm për monumentet, asgjë më shumë. Mirëpo ndryshe nga një pjesë e administratës të cilës ende i mungon pozicioni i punës i përshkruar, këtu ishte i përcaktuar qartësisht puna e gjithë secilit, sepse përvoja e mirë quhej Butrint.Në përshkrimin e punës për drejtuesin e parkut,specialistin arkeolog,financierin. U botua edhe libri i trashëgimisë me të gjithë ligjet e saj. Iu dha territori, por nuk iu dhanë hartat, edhe dhe sot e kësaj dite, nuk janë të firmosura.

 Ose janë dhënë vende të cilat kanë të dubluara të njëjtën sipërfaqe. Amantia është përkufizuar 15 ha, mirëpo banorëve të kësaj zone në vitin 92 që u nda toka iu dha banorëve tokë kullotë e cila bie pikërisht hapësirën e zonës arkeologjike. Parqet arkeologjike ishin të ndërtuar me strukturën mbikqyrëse: Bordi i parqeve arkeologjike,që bënte miratimin e marrëveshjes vjetore të parqeve. Pikërisht ishte kjo strukturë e cila krijoi barrierën e saj,për parqet arkeologjike. Aty kërkohej të jepeshin të dhëna të sakta për personelin dhe ai ishte ai i kualifikuar Duhet thënë se edhe në kohë të shkuar trashëgimia ruhej nga njerëz, që kishin haber nga kjo fushë prandaj kur ndonjëri ngulmonte për të shkuar atje i thuhej:”

Shko në një vend që të bësh sa më pak dëme”.Kur u pa se veprimtaria e parqeve arkeologjike do të monitorohej rreptësisht nga ministria, drejtoria e trashëgimisë dhe Bordi që ishte një barrierë pakalueshme kjo nxiti kërkesën dhe punën në parqet arkeologjike. Ndryshe nga pjesa tjetër e administratës, parku në fund të viti duhet të paraqiste në punën e tij me foto dhe të shqyrtohej hollësisht, çfarë ishte bërë në 3 muaj, gjashtë në përmbytje të atij moti, i cili ishte rezultati i produktit të krijuar? Kështu, parqet ndryshe nga DRMK aktualisht Drejtorit e Kulturës në rrethe përsosën punën dhe sollën një ndryshim drastik në menaxhimin e vlerave. Parqet promovuan vlerat e tyre në botime, shtuan të ardhurat e fushës së turizmit u bën atraktive dhe turistët e huaj sot i kërkojnë si pika arkeologjike për ti vizituar.E gjithë kjo përvojë në këto njësi të vogla do të humbasi me reformën e re administrative.

Kam drejtuar për mëse 2 vjet e gjysmë dy parqe arkeologjike dhe pothuajse kam një përvojë në menaxhimin e një strukture të re si pjesë e trashëgimisë, ku parqet arkeologjike u krijuan si një eksperiment duke u nisur nga përvoja e shkëlqyer e Butrintit, në vjeshtën e vitit 2006.Kur kam filluar punë si punonjës i thjeshtë, gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte e lidhur pazgjidhmërisht me pyetjen: Ku janë zyrat e parkut arkeologjik? Ku ka zyra, - më thanë.Prej asaj kohe duke u shkërmoqur rreth 3.5- 4 vite jete të këtyre institucioneve, ky problem është edhe sot prezent. Mirëpo, në analizën për këto struktura kërkon të marrësh të gjithë zërat në skaner të hollësishëm për të shqyrtuar gjithë punë si dhe bilancin e këtij udhëtimi katër-vjeçar. Ndërkaq një shpatë si ajo e Demoklut po i rri tek koka. Kjo është reforma që është propozuar nga këshilltari i kryeministrit N.Ceka dhe është mbështetur nga akademiku Baçe. Nëse reforma merr udhë, pra çdo të ndodhë me këto struktura apo qeliza, që treguan si menaxhohet trashëgimia në Shqipëri.Cila janë të mirat e saj dhe pse u pa me skepticizëm nga specialistët e trashëgimisë.

Çfarë pësojnë parqet arkeologjike nëpërmjet kësaj reforme? Ato sipas idesë së dhënë shkrihen brenda strukturës së DRMK-ve të rretheve. Reforma në fusha të tjera edhe mund të jetë efikase, mirëpo në këtë fushë ajo është nuk është domosdoshmëri.Të dhëna për mungesat në parqet arkeologjike

1 - Parqet arkeologjike pas katër vjetësh ekzistencë një pjesë e tyre janë ende me zyra me qera apo të dhëna nga institucione të tjera. Në një farë mënyre mbeten “institucione me plaçka në krahë”,.Nga këto institucione me placka në krahë janë :PA Lezha, Bylisi, Amantia, Antigoneja. A do të ndërtohen zyra? Kostoja e sotme e ndërtimit është e lartë dhe Buxheti i shtetit ka mjaft probleme për të zgjidhur.

2 - Drejtuesit shumë prej këtyre institucioneve nuk janë të profilizuar në këtë fushë.

3 - Specialisti më shumë është gjetur një njeri, që duhet për marrë rrogën sepse janë të pakët në zonat ku shtrihen parqet arkeologjike.

4 - Parqet nuk kanë mjet transporti .

5 - Distancat e parqeve arkeologjike nga qendrat e banuara janë në largësi të mëdha duke krijuar kështu prezencën e përhershme të tyre në këto qendra.

6 - Raporti administratë-punëtor është në favor të administratës, 3 punonjës administrate, 2 punëtorë ose 4 punonjës administrate dhe 2 punëtorë. Kështu, është gjendja në parqet Lezhë, Amantia, Antigoneja, Bylis ,Shkoder etj.

7 - Shumë prej parqeve nuk kanë një infrastrukturë rrugore, e cila për të shkuar vizitori.

Rrugë-zgjidhjet.Mendoj se parqet Lezhë, Shkodër, Amantia, Bylys, Antigone duhet të përfshihen në refomë.

C’duhet kuptuar si reformë? Parqet të ekzistojnë më vete por të bëhet ndryshim rrënjësor në personelin administrative. Këtu të zbatohet reforma e cila kërkon specialist të shkolluar jo militant të emëruar.

Jashtë kësaj reforme, duhet të mbeten 2 parqe: Butrinti dhe Apolonia pasi janë parqe arkeologjike me sipërfaqe dhe numër të madh objektesh, si dhe me një vizitueshmëri të madhe. Një arsye tjetër është sepse ato janë edhe emblema e arkeologjisë shqiptare që njihen brenda dhe jashtë vendit. Me reformën, përmbyset raporti punëtor-administratë duke shkuar në favor të punëtorit dhe mirëmbajtësit të monumenteve. Por ky shton rrezikun tjetër që ka ekzistuar si një përvojë e keqe. Deri në vitet 98 kanë ekzistuar punëtorët të cilët paguheshin si roje që në fakt ky ishte një lloj pensioni pleqërie sepse as gjendeshin kurrë në punë dhe skishte kush ti vendoste n dhe u gjente punë në monumentet e kulturës.

Ja si do të kryhet ndryshimi ?

INSTITUCIONI Gjendja sot   Struktura re

1IMK5271I bashkëngjitet ASHA

2ASHA14-Bashkohet me ITK

3Qendra Invent. Pasurisë Kombëtare8-Bashkohet me ITK

4DRMK Tiranë 1923Shtohet me DRMK e shkrira

5DRMK Shkodër1424Shtohet me DRMK e shkrira

6DRMK Berat 2232Shtohet me DRMK e shkrira dhe muzeun Onufri

7DRMK Korçë 1628Shtohet me DRMK e shkrira dhe dy muzetë

8DRMK Vlorë 1343Shtohet me DRMK e shkrira dhe Parqet Arkeologjikë

9DRMK Gjirokastër2342Shtohet me DRMK e shkrira dhe Parqet Arkeologjikë

10DRMK Durrës1824Shtohet me DRMK e shkrira

11DRMK Peshkopi7-Shkrihet

12DRMK Sarandë14-Shkrihet

13Zyra Administrimit Qendrës Historike Gjirokastër5-Shkrihet

14Parqet Arkeologjikë 44-Shpërndahen në DRTK

15Muzeu i Ikonave Onufri5-Bashkohet me DRTK Berat

16Muzeu Ikonave, Muzeu Arkeologjik Korçë14-Bashkohen me DRTK Korçë

TOTALI287287

A mund ta përballojë Drejtoria e Kulturës Vlorë- 6 njësi administrative me këtë reformë?
Instituti i Trashëgimisë Kulturore do të ketë në vartësi këto institucione:

DRTK Shkodër

Parku Arkeologjik Shkodër

Parku Arkeologjik Lezhë

DRTK Tiranë

DRTK Durrës

Muzeu Arkeologjik Durrës

DRTK Berat

Muzeu Ikonave “Onufri”

DRTK Vlorë

Parku Arkeologjik Amantie

Parku Arkeologjik Orikum

Parku Arkeologjik Bylis

Parku Arkeologjik Apolloni

Muzeu Arkeologjik Apolloni

DRTK Korçë

Muzeu Mesjetar i Artit

DRTK Gjirokastër

Parku Arkeologjik Antigone

Parku Arkeologjik Foinike

Parku Arkeologjik Butrint

Muzeu Arkeologjik Butrint

Si e kanë shprehur edhe specialistët e kësaj fushe ky super-bashkim rrezikon të keqen madhe. Shumë kunguj në sqetull dhe asnjë për hasër. Tirana që do të ketë super-ministrinë e Trashëgimisë nuk merr DRTK Durrësin i cili mbetet vetëm me Muzeu Arkeologjik. Mbingarkohet Vlora. DRTK Vlorë merr Parku Arkeologjik Amantie,Parku Arkeologjik Orikum,Parku Arkeologjik Bylis,Parku Arkeologjik Apolloni, Muzeu Arkeologjik Apolloni.

Mbingarkohet DRTK Gjirokastër që merr Parku Arkeologjik Antigone,Parku Arkeologjik Foinike,Parku Arkeologjik Butrint,Muzeu Arkeologjik Butrint.

Ku do të gjenden nëpër rrethe si Vlora,Gjirokastra specialistë të mirëfilltë të kësaj fushe dhe me përvojë pune mbi tre vjet? Të dhënat tregojnë se nuk ka specialistë të mirëfilltë dhe me këtë përvojë. Atëherë a do të zbatohet reforma e cila flitet se brenda muajit janar do të hyjë në zbatim? Apo reforma do të zbatohet dhe specialistët do të gjenden nga gjiri i partive.
 
*Autori është –anëtar i Akademisë europiane të arteve
Ish drejtor i parqeve arkeologjike Vlorë

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama