Reforme per shpetim apo burgim te monumenteve?

Reforme per shpetim apo burgim te monumenteve?
Propozimet per reformen ne trashegimine kulturore jane ende te hapura. Objekti i saj eshte veprimtaria e Institutit te Monumenteve te Kultures (IMK) ne mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve te kultures, ajo e Agjencise se Sherbimit Arkeologjik (ASHA) prane MTKRS ne shpetimin e arkeologjise se nentokes nga demtimet e pronareve dhe investitoreve te ndertimit, ajo e parqeve arkeologjike, e drejtorive rajonale te monumenteve te kultures, e muzeve te ikonave, te departamentit kombetar te inventarizimit. Diskutimet dhe idete e propozuara dhe te ballafaquara ne disa takime te organizuara nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve jane diametralisht te kunderta.

Njera pale kerkon qe te tera keto aktivitete te drejtohen ne menyre te centralizuar nga nje institucion, i emertuar Instituti i Trashegimise Kulturore (me baze IMK). Nje institut i tille do te bente njeherazi edhe drejtimin per shpetimin nga kanosja e perditshme e demtimit te arkeologjise dhe e monumenteve, por edhe studimin shkencor te ketyre veprave te trashegimise.

Pala tjeter kerkon te ndahen dhe te administrohen me vete keto dy veprimtari, siç mund te thuhet te ndahet puna e shkencetarit nga ajo e ndjekjes se demtuesit. Pra te ndahet qarte puna kerkimore shkencore e monumenteve, e cila te qendroje ne IMK - nga puna rutine shteterore-juridike per shpetimin e monumenteve dhe te arkeologjise nga kercenimi (agresioni) i perditshem ndertimor e financiar i subjekteve private gjithnje e ne rritje. Kjo e fundit, per shkak te konfrontimit vendimmarres me subjektin privat dhe te potencialit juridik qe kerkon, duhet te perfshihet pa medyshje direkt nen kompetencen ministrore.

Propozimi i pare shkon ne kahun e forcimit te metejshem te centralizmit te vjeter, i cili ne kushtet e realitetit te sotem nuk i mbyll shtigjet per demtimin e perditshem te trashegimise kulturore ne teresi. Ndersa propozimin e dyte e shoh si zgjidhjen e kohes per shpetimin e trashegimise kulturore ne kushtet e shoqerise private dhe te respektimit te konventave europiane per ruajtjen e trashegimise kulturore kombetare, tashme te fi rmosura nga vendi yne.

Eshte interesant te vihet re, se autoret e variantit te pare te propozimit te reformes jane kryesisht koleget ne moshe me te vjeter te IMK-se, natyrisht te nderuar per punen shumevjeçare qe kane bere, te cilet jane grupuar ne mbrojte para se gjithash te stàtu quó te IMK-se. Nganjehere eshte e hidhur per shkencetaret ne moshen e pensionit t’u hiqen nga dora “domenet” dhe “gradat e komandos” qe kane pasur per dekada ne punen e tyre te perditshme. Nje garanci per vazhdimesine e statusit te tyre jane ruajtja e strukturave te vjetra dhe zgjedhja e drejtuesve besnike. Kjo eshte e kuptueshme dhe e respektueshme, por jane edhe brezat me te rinj, qe nuk pershtaten me keto struktura te vjetra, te cilet para se te arrijne pensionin, kerkojne hapesire per te vepruar me logjiken dhe realizmin e kohes dhe te kene rastin te permiresojne strukturat duke i pershtatur ato me kerkesat bashkekohore.

Ndodhemi perballe demeve kolosale ne trashegimine kulturore, qe kane ndodhur ne dekadat e fundit. Prandaj nuk e cilesoj pozitiv grupimin e tyre, per te kerkuar te forcojne me tej format e vjetra centraliste te punes, deri edhe te ushtrojne kercenime te pahijshme ndaj kolegeve te tyre me te rinj per te realizuar qellimet vetjake. Per secilin shkencetar, dikur vjen koha qe te jete me i dobishem te merret me botimin e rezultateve shkencore, te cilat u duhen brezave me te rinj, se sa te genjeje veten, se ka fuqi te merret me menaxhimin e shpetimit te monumenteve dhe te arkeologjise bashkekohore, d.m.th. te perndjeke demtuesit e tyre te perditshem ne te kater anet e vendit, ne mal e ne fushe. (Per me teper, kete nuk e kane ushtruar as kur kane qene me te rinj).

Perkrahesit e variantit te dyte te propozimit te reformes jane kryesisht arkeologe dhe restauratore ne moshe me te re. Si rezultat i ndryshimit nga nje sistem shoqeror i centralizuar, ne nje sistem shoqeror privat dhe te nenshkrimit prej qeverise sone te Ndodhemi perballe demeve kolosale ne trashegimine kulturore, qe kane ndodhur ne dekadat e fundit. Prandaj nuk e cilesoj pozitiv grupimin e tyre, per te kerkuar te forcojne me tej format e vjetra centraliste te punes, deri edhe te ushtrojne kercenime te pahijshme ndaj kolegeve te tyre me te rinj per te realizuar qellimet vetjake konventave europiane ne fushen e trashegimise kulturore, eshte bere e domosdoshme edhe ndertimi i bazes ligjore dhe i strukturave shteterore perkatese per shpetimin e saj.

Tashme jane arritur disa rezultate. Ne dy vjetet e fundit jane bere hapa konkrete ne miratimin e ligjeve, ndertimin e strukturave ministrore per shpetimin e nentokes arkeologjike, me ngritjen e ASHA-s prane MTKRS. Tashme kemi ne njeren ane nje Institut Arkeologjik prane Qendres se Studimeve Albanologjike, i cili merret me studimin shkencor te arkeologjise dhe germimet pedagogjiko-shkencore dhe ne anen tjeter, strukturen ministrore te ASHA-s prane MTKRS, e cila merret me parandalimin (ndjekjen) e demeve dhe shpetimin e nentokes arkeologjike nga veprimtaria ndertimore private dhe shteterore.

Nen shembullin e kesaj reforme eshte bere e domosdoshme prej kohesh edhe ndarja e kompetencave te sotme te IMK, konkretisht, ndarja e pjeses shkencore te tij (IMK) - ndaj pjeses se pergjegjesise per parandalimin e demtimeve ne monumente dhe shpetimit nga nderhyrjet ndertimore te investitoreve dhe pronareve private. eshte si ndasia e qarte ne fushen e mjekesise, midis institucionit me shkencetare qe merret me studime shkencore ne mjekesi dhe poliambulacave apo spitaleve qe merren me kurimin e perditshem te pacienteve te semure.

Nuk eshte e mundur qe nje institut te zgjidhe problemet qe ka sot ruajtja e arkeologjise dhe te monumenteve ne kushtet e shoqerise private. Prove per kete eshte historia e hidhur dhe e pashembullt e shkaterrimeve ne mase te nentokes arkeologjike dhe te monumenteve te republikes sone, veçanerisht ne dhjete vjetet e fundit, ku kapitali privat mori fuqine me te madhe ne vend. IMK nuk ndihet i pergjegjshem per shpetimin e monumenteve, jo se i mungon numri i punonjesve, por sepse ka mbetur nje strukture socialiste, e paafte ne tere kompleksitetin e saj per t’iu pergjigjur kerkesave te shpetimit te vlerave historike ne kushtet qe dikton shoqeria dhe e drejta e prones private.

Ai eshte ne gjendje te percaktoje demin shkencor te shkaktuar, por nuk ka fuqi te ndaloje doren e investitorit privat qe prek arkeologjine apo monumentin ne pronen e vet. Duke mos e pasur kete fuqi, ai ka ardhur ne ate grade sa shpesh te mos thote as fjalen e vet, te fuse koken si struci, te mos beje as denoncim. IMK zgjohet, nxjerr koken nga rera, vetem ne rastet kur degjohet ndonje politikan i interesuar privatisht, apo njeri me pushtet, te cilin papritmas nuk e ka zene gjumi naten per “demet” ne trashegimine kulturore. Por kjo ndodh vetem ne dite dasme!

Le te marrim nje shembull, fjala vjen ne hapesiren e qendres antike te Durresit: Fare afer Bashkise se Durresit, ne rrugen “Troplini”, kalimtari shikon prej tre vjetesh nje hapesire ndertimi te braktisur, te rrethuar me llamarinat e kantierit, neper vrimat e te cilave mund te shohesh nje grope ndertimi te thelle deri ne 6 m te mbushur me uje te ndenjur. Kalimtari pyet, perse kjo grope ndertimi ne qender te qytetit ka mbetur e braktisur keshtu qysh prej tre vjetesh?

 Perse aty nuk ndertohet, kur ne te dyja anet e tij jane ngritur ne vitet 2000-2006 dy grataçiela secila 12-kateshe. Dikush sqaron, sepse nen ate pellg me uje te ndenjur gjenden rrenoja me vlera te veçanta jo vetem per historine e Durresit, por vlera arkeologjike me interes nderkombetar. Qytetari pyet, po ne garazhet 7 m thellesi ne nentoken e dy grataçielave prane, nuk u gjeten vlera arkeologjike te veçanta? Natyrisht qe po, pergjigjet Dikushi, por ato kishin leje qe te shkaterroheshin, kurse ky rast nuk ka leje shkaterrimi! Por qytetari veren se edhe keto rrenoja qe qendrojne keshtu te braktisura jane vetvetiu drejt shkaterrimit çdo dite qe kalon, pavaresisht se ato nuk kane leje zyrtare shkaterrimi.

Ky eshte nje nga shembujt fl agrante te mungeses se bazes ligjore dhe te strukturave perkatese shteterore per mbrojtjen dhe shpetimin e trashegimise kulturore ne kushtet e shoqerise me prone private. Si ka ardhur kjo grope ne kete gjendje?

Me vendim Nr. 6, date 26.10.2006, pronare te Durresit jane pajisur me leje ndertimi nga KRRT-ja e Bashkise se Durresit, per te ndertuar nje ndertese shumekateshe ne sheshin me siperfaqe 372 m2 ne rrugen “Troplini”, lagjja 3 Durres. Ndertimin e ka marre persiper fi rma FAKLE shpk. Sheshi i ndertimit ndodhet ne “zonen e mbrojtur A”, ku sipas rregullores per mbrojtjen e nentokes arkeologjike nuk lejohen ndertime te reja. Pikerisht drejtori i IMK te asaj kohe, i ka akorduar fi rmes FAKLE me shkresen e tij Nr. Prot. 158 te dates 26.02.2007 “leje germimi arkeologjik per ndertimin e nje godine”.

Ju lutem - nuk eshte ndonje habi, sepse te tilla leje per ndertime kishin dhene edhe dy drejtoret e IMK perpara tij ne vitet 2000-2006, domethene me sakte, leje per shkaterrimin dhe zhdukjen masive te vlerave arkeologjike ne zonen A te Durresit. Sa per ilustrim, te dyja ndertesat 12-kateshe ne anet e “gropes sone me uje” ne rrugen “Troplini” jane ndertuar ne vitet 2001-2006 dhe kane shkaterruar pa asnjefare dokumentacioni vlera unikale heleno-romake-bizantine te zemres antike te qytetit te Durresit.

Per shembull, per hapjen e themeleve te nderteses 12-kateshe ne kufi rin jugor te gropes sone eshte zhdukur teresisht nje segment prej rreth 40 m te kolektorit romak dhe me e pabesueshme, eshte zhdukur teresisht nje segment prej 30 m te murit masiv romak te qytetit. Por le te shkojme me tutje:

Kundrejt lejes se germimit, fi rma FAKLE ka marre persiper te gjitha shpenzimet e germimeve arkeologjike (Kontrata Nr. 1 me departamentin arkeologjik Durres-DAD). Germimet jane kryer ne muajin maj-qershor 2007 nen drejtimin e arkeologeve te punesuar ne departamentin e arkeologjise se Durresit, te cilet jane paguar keshtu paralelisht edhe nga fi rma FAKLE(!).

Me 12.06.2007 eshte bere nje konsulte ne vend nga IMK dhe Instituti Arkeologjik (IA) e pasqyruar me shkrim me rekomandime per vazhdimin e germimeve arkeologjike. Me 09.07.2007 drejtuesi i departamentit arkeologjik Durres (DAD) ka nenshkruar Kontraten Nr. 2 per germime arkeologjike me investitorin shoqeria “Fakle” shpk., duke zgjatur volumin e germimeve nga 80 dite ne 100 dite pune. Ne kete kontrate largohet pergjegjesia e departamentit arkeologjik Durres nga problemet e ruajtjes se vlerave arkeologjike dhe keto i lihen IMK.

Nderkohe, raporti i germimit arkeologjik i pergatitur nga drejtori i DAD-it eshte derguar me 11.09.2007 Institutit Arkeologjik Tirane. Ne kete raport terhiqet vemendja per zbulimin e vlerave unikale, siç mendohet fari i qytetit ne kohen helene, nje segment i kolektorit romak te ujerave te qytetit etj. Por, nje vendim apo nje pjesemarrje e IMK ne fatin e ruajtjes te ketyre rrenojave arkeologjike, prej zbulimit te tyre dhe deri me sot, nuk i gjendet gjurma.

Kush e kishte dhe kush e ka sot pergjegjesine per ruajtjen e ketyre vlerave: DAD-i qe i ka zbuluar rrenojat arkeologjike apo IMK-ja qe ka dhene lejen e germimit? Kush paguhet sot nga shteti yne per mbrojtjen e mjediseve arkeologjike? Me sa dihet, pergjegjes per kete detyre eshte IMK.

Mbas perfundimit te germimeve ne korrik 2007 nga DAD, askush nuk u kujdesua me per ruajtjen e zbulimeve arkeologjike. Per shkak te presionit te ujerave nentokesore, e gjithe substanca arkeologjike u gjend brenda dy diteve teresisht nen uje. E tille qendron ajo pa nderprerje deri sot, gati tre vjet rresht. Rrenojat e zbuluara qendrojne keshtu ne pellgun e ujit, te lluces, te hedhurinave, duke pesuar demtime te ndjeshme, deri edhe ne cedime, madje edhe rrezime te themeleve prej dobesimit te shtresave mbajtese te dheut nen to, prej veprimit te vazhdueshem te ujerave. Nga dokumentet del se IMK nuk ka ndermarre asnjehere iniciativen per ruajtjen e tyre. Duket se ai nuk e luajtur rolin e shpetimit te mjediseve arkeologjike te privatizuara.

Keshtu kemi ardhur vetvetiu ne konkluzionin se ne sistemin shoqeror privat nje institut nuk mund ta luaje kete rol. Per mua kete rol nuk mund te luaje as edhe nje IMK e reformuar. Nuk eshte as çeshtje e gjetjes se nje drejtori te afte. Meqe ra fjala, akademiku i propozuar per drejtorin e ardhshem te IMK se reformuar ose te ITK, eshte pikerisht drejtori i IMK qe dha leje germimi per gropen tone me 2006 dhe qe ka shkaktuar keto deme kolosale te demtimit te substances arkeologjike ne rrugen “Troplini”. Jo vetem kaq, por nuk eshte mbajtur edhe premtimi (garancia) i shtetit ndaj pronareve, te cilet paguan germimet arkeologjike me parate e tyre dhe tani s’kane te drejte te ndertojne ne token e tyre.

Ne kushtet e nje braktisjeje dhe zhgenjimi pronaret dhe ndertuesi i gropes sone ne rrugen “Troplini”, vazhduan prej korrikut 2007 deri ne gusht 2009 te kerkonin zgjidhjen ndaj IMK, DAD dhe MTKRS per ruajtjen e rrenojave arkeologjike. Ata afruan gatishmerine pa rezerva fi nanciare per konservimin e tyre, me kusht qe t’u jepej edhe mundesia e ndertimit te godines, ashtu siç i kishte premtuar shteti qysh tre vjet me pare. Askush nuk ua vuri veshin. Me krijimin e ASHA-s prane MTKRS kete vit u hap nje dritare shprese per zgjidhje.

Ne keto rrethana u kontraktua nje ekspert privat i licencuar per konservime arkeologjike, i cili gjate muajve shtator-tetor 2009 pergatiti nje projekt, “Vleresimi arkeologjiko-konservues per qellime muzeore”. Projekti permban ne njeren ane vleresimin e rrenojave heleneromake- bizantine me potencial te larte arkeologjik, te cilat ishin zbuluar para dy vjetesh nga arkeologet e DAD-it, ndersa ne anen tjeter, propozon zgjidhjen e konservimit te tyre ne nje ambient te mbyllur muzeor, e cila u jep mundesi pronareve dhe investitorit te realizojne edhe ndertimin e tyre. Per integrimin muzeor te substances arkeologjike ne ndertesen e tyre, investitori merr persiper te gjitha shpenzimet per kete qellim te preventivuara ne vleren shtese prej 205.000,00 euro.

Ne nentor 2009, ata e paraqiten kete projekt ne MTKRS me lutjen qe te shqyrtohen ne Keshillin Kombetar te Restaurimit (KKR) dhe ne Keshillin Kombetar te Arkeologjise (KKA), pasi IMK “nuk merret me me monumentet”. Deri sot nuk ka asnje zgjidhje te problemit. Nderkohe “fari”, mbetjet e nje banese romake me pikture murale dhe kolektori romak i qytetit te Durresit jane burgosur nen gropen e mbushur me uje. eshte shume sinjifikative te degjosh me veshe, se IMK ende nuk e ka shpallur monument “mjedisin arkeologjik te gropes ne rrugen ‘Troplini’”.

Madje nuk e ka shpallur as ne mbrojtje paraprake, domethene ben sikur nuk e ka pare, si struci. Pra projekti i mbrojtjes dhe integrimit muzeor te ketij mjedisi me vlera te veçanta arkeologjike, edhe pse ka fondet per realizimin e tij, tundet ne ajer dhe pret shpetimtarin nga qielli. Nderkohe vlerat arkeologjike te burgosura ne gropen e “Troplinit” qendrojne nen uje prej tre vjetesh. Keshtu vijme ne konkluzionin se mungon struktura shteterore e afte qe te lidhe ligjin dhe rregullat e shpetimit te monumenteve te mbitokes apo atyre arkeologjike te zbuluara, me interesat e privatit, i cili eshte i gatshem te investoje per mbrojtjen e arkeologjise dhe paraqitjen e saj muzeore turistike. Nuk ka problem me akut per nje reforme.

Por problemi eshte me shume juridik se sa shkencor. Prandaj kahja e reformes duhet te drejtohet me shume nga ana juridike, se sa shkencore. Ndertimi i strukturave te reja per shpetimin e monumenteve nuk duhet te kete kahun e forcimit te metejshem te Institutit te vjetruar te Monumenteve, por ne ndarjet e multifunksioneve te tij, duke hedhur nje sy edhe nga pervoja europiane. Konkretisht duke pasur parasysh modelin ekzistues europian, te mbeshtetur ne te ashtuquajturen Marreveshjen Europiane te Maltes per “Mbrojtjen e trashegimise arkeologjike” (European Convention on the Protection of the Archaeological Heritage (Revised), Valetta, 16.01.1992), te cilen e ka nenshkruar me 19.02.2008 edhe vendi yne.

Konventa e Maltes i detyron vendet nenshkruese te aplikojne nje sistem unifi - kues te se drejtes per mbrojtjen e trashegimise arkeologjike dhe te monumenteve, sidomos gjurmimin dhe ruajtjen e tyre nga aktiviteti ndertimor ne qytete dhe i politikave te medha ndertimore te vendit. Ndersa baza ligjore tashme ekziston, mungon struktura ekzekutive per mbitoken, te cilat duhet te sigurojne kompromisin ne te dy drejtimet: nga njera ane ligji te detyroje investitorin (pronarin) te paguaje per kerkimet arkeologjike ose ruajtjen (restaurimin) ne pronen e vet, nga ana tjeter, strukturat shteterore duhet t’ia plotesojne atij kerkesen per lejen qe i ka akorduar fi llimisht. Pra te dyja palet duhet te kene nje garanci kompromisi (kontraktore), nje siguri planifi kimi: investitori paguan per arkeologjine dhe paraqitjen muzeore te saj, por ai ka te siguruar edhe te drejten e ndertimit.

Nje institut shteteror nuk eshte e mundur t’u pergjigjet ketyre nevojave, nuk eshte partner qe te garantoje investitorin. Nje investitor qe eshte ne gjendje te garantoje pagesen per arkeologjine apo restaurimin e monumentit, nuk mund te prese vite te tera me gropen hapur, derisa punonjesi i institutit shteteror te gjeje kohe dhe mundesi profesionale t’i jape zgjidhjen atij. Ketu ka edhe nje problem, nje konfl ikt ligjor, sepse specialisti i institutit qe merr rrogen mujore nga shteti (instituti) nuk mund te marre paralel edhe pagesen e privatit per punen qe i ka bere atij. Shihet qarte se ka ngelur sharra ne gozhde. Rasti i “Troplinit” e tregon se sa jashte loje ka dale aktualisht IMK per mungesen e kompetences ne zgjidhjen e premtimit ndaj investitorit, i cili vete eshte i interesuar te mbroje monumentet ne pronen e vet dhe t’i vere ato ne sherbim te vizitoreve me pagesen e tij.

Pervoja e Konventes se Maltes e mbledhur gjate 18 vjeteve te fundit ne vendet e Europes Perendimore dhe te vendeve te Europes Lindore eshte tashme e profi luar. Natyrisht nuk ia vlen te kopjohen me sy mbyllur metodat europiane pa marre parasysh specifi ken e vendit tone. Nga ana tjeter, rezultatet pozitive te aplikimit te saj duhet t’i shfrytezojme, sepse ato jane fi ltruar nga shume eksperimente te zhvillimit te shoqerise private. Me logjiken e kesaj pervoje, rasti i ruajtjes se detyrueshme in situ te substances arkeologjike ne gropen e “Troplinit”, cilesohet fl agrant. Po te merret nen lupe ky rast nga ekspertiza bashkekohore, dallohen qarte pese diagnoza demtimesh te saj, te cilat ne gjuhen profesionale cilesohen te renda ndaj monumentit dhe do te raportoheshin (perkufi zoheshin) si me poshte:

1. eshte dhene leja e germimit nga IMK ne nje zone arkeologjike, e cila rezulton ligjerisht si hapesire ku nuk lejohen ndertimet e reja (godina banimi).

2. Konflikt ligjor: eshte lejuar te kryhet germimi arkeologjik nga nepunes te shtetit, te cilet, pasi jane paguar njehere nga shteti per veprimtarine e tyre institucionale, kane hyre ne konfl ikt ligjor duke marre paralelisht edhe pagesen e privatit (investitorit). Cilesohet korrupsion i nepunesit te shtetit, i cili vete realizon germimin, vete e kontrollon ate, vete i raporton rezultatet dhe vete vendos per fatin e metejshem te zbulimeve. Madje, per te gjitha keto merr dy here pagese per te njejten pune.

3. eshte braktisur projekti pa dhene ekspertize: Nepunesit arkeologe jane larguar pa pergjegjesi nga vendi i germimit ne mes te korrikut 2007, pa e mbaruar projektin, i kane marre parate investitorit duke e lene ate pa zgjidhjen e premtuar dhe te detyruar, pa ekspertizen per vlerat dhe masen e ruajtjes se substances arkeologjike, perfundimisht duke e bllokuar ate prej vitesh me gropen e hapur ne pronen e tij.

4. eshte demtuar rende substanca arkeologjike: Prej gati tre vjetesh, prej korrikut 2007, IMK nuk e ka deklaruar ne mbrojtje te shtetit substancen arkeologjike me vlera nderkombetare, duke e lene te shkaterrohet ne menyre te papergjegjshme dhe te pajustifi kuar per detyrimin ligjor qe mban. Nje kujdes i ngjashem nuk eshte treguar as nga Drejtoria e Trashegimise Kulturore prane MTKRS, e cila nuk e ka urdheruar asnje ekspertize per shpetimin e ketyre vlerave dhe mbrojtjen e monumentit.

5. eshte demtuar ekonomikisht investitori: Institucionet shteterore si IMK dhe IA, te cilet i kane dhene fi llimisht investitorit lejen dhe kane kryer germimin, e kane detyruar ate deri tani te beje shpenzime kolosale per te paguar germimet arkeologjike ne vitin 2007. Gjithashtu ai ka paguar ne vitin 2009 projektin e ekspertizes per konservimin in situ te substances arkeologjike. Se fundi e kane detyruar te “hape qesen” per te paguar te gjitha shpenzimet ne vleften prej rreth 205.000,00 euro per integrimin e substances arkeologjike ne ambient te posaçem muzeor ne katin e thelle te nderteses se tij te premtuar. Por te dyja institucionet e lartpermendura e kane braktisur ate, e kane lene perfundimisht pa zgjidhje per fillimin e nderteses se tij.

Ne IMK dhe ne Drejtorine e Trashegimise Kulturore ka nervozitet. Ne vend qe te punohet per t’i dhene zgjidhje borxhit kontraktor qe i kane investitorit, njekohesisht edhe ruajtjes se monumentit qe garanton ai, dikush nga institucionet shteterore ka ardhur ne idene per t’ia marre se fundi investitorit krejt lejen e ndertimit te miratuar me 2006(!). Po perse, ku qendron faji i investitorit? Çfare ka lene ai manget pa shlyer nga detyrimet ligjore? Nga ana tjeter, kush do t’i mbroje vlerat arkeologjike ne gropen “Troplini” veç investitorit?

Ka pará shteti yne te paguaje te gjitha shpenzimet e deritanishme te investitorit, pra shpronesimin e tokes se tij, harxhimet harxhimet e tij per germimet arkeologjike, harxhimet per ekspertizen dhe projektin e konservimit, se fundi edhe per mbrojtjen muzeore te tyre? Natyrisht qe jo! Kjo do te thote qe vlerat nderkombetare arkeologjike ne gropen me uje te rruges “Troplini” te zhduken. Kjo eshte veprimtaria e fundit e rastit qe po shqyrtojme sipas logjikes se punes se unifi kuar te konventes europiane.

Rasti i gropes se “Troplinit” tregon se sa deme te pariparueshme mund t’i sjelle trashegimise kulturore konfl ikti ligjor i nje institucioni shteteror. Projekti i paraqitur ne dhjetor 2009 per shqyrtim eshte kthyer tashme ne konfl ikt juridik ne dem te atij qe paguan, por njekohesisht edhe ne burgim te vlerave historike. Askush nuk e merr persiper ta shqyrtoje. Ky problem i mbartur prej vitesh ka zbritur se fundi pa te drejte ne tavolinen e ministrit. Besoj se kjo nuk do te ndodhte, po qe se do te ekzistonin strukturat pergjegjese per shpetimin e monumenteve te mbitokes ne aparatin ministror, po qe se keto struktura nuk do te jepnin lejen e germimit pa para shqyrtuar edhe zgjidhjen e ruajtjes dhe restaurimit te tyre per qellime muzeore-turistike.

 Mendoj se eshte pikerisht momenti, qe reforma aktuale, ne perputhje edhe me detyrimet ndaj pervojes pozitive te Konventes Europiane per shpetimin e trashegimise kulturore, te plotesoje strukturen ministrore per sigurine e planifi kimit dhe te premtimit kontraktor midis shtetit te prones private dhe te investitorit (pronarit) ne konservimin dhe restaurimin e monumenteve. Prandaj sugjeroj te krijohet drejtoria (agjencia) teknike juridiko-organizative per shpetimin e monumenteve (mbitokes), e cila te atashohet ne MTKRS, si drejtori me vete ne dikasterin e trashegimise kulturore, paralel me Agjencine e Sherbimit Arkeologjik (ASHA).

Te dy “kungujt nen sqetull” qe IMK vazhdon te mbaje qysh prej vitit 1964, mendoj te ndahen qarte: vete IMK “Gani Strazimiri” te marre statusin e plote te institucionit shkencor dhe te atashohet ne perberjen e Qendres se Studimeve Albanologjike. Ndersa e drejta dhe kushtet e dhenies se lejes se germimit, kontrolli i kryerjes se germimit deri ne dorezimin ne arkiv te dokumentacionit te tij dhe vendimin per ruajtjen, restaurimin ose fatin e tjetersuar te monumentit dhe mjediseve arkeologjike, te cilat jane pjese te nje operacioni mbi te njejtin pacient, duhet te jene nen “nje komando” nen pergjegjesine e dikasterit te trashegimise kulturore te MTKRS. Germimi (zbulimi) dhe konservimi (restaurimi) i nje monumenti perben nje detyre unike projektimi. Nuk jepet leje germimi arkeologjik apo gjurmimi arkitektonik, pa marre njekohesisht edhe vendimin per mbrojtjen e vlerave qe dalin, konservimin apo restaurimin e tyre. Keto mund te jene dy drejtori (agjenci) me vete, por nen komandon e drejtuesit te dikasterit (ministrit).

Keshtu do te kishim dy institute shkencore, njera IA dhe tjetra IMK nen QSA dhe dy agjenci sherbimi njera per arkeologjine (ASHA), tjetra per monumentet e kultures (ASHM) nen drejtorine e dikasterit te trashegimise kulturore ne MTKRS. Drejtorite rajonale per arkeologjine dhe monumentet e mbitokes, parqet arkeologjike do te ishin pjese e dikasterit per shpetimin e trashegimise kulturore, secila me pavaresine e saj te nevojshme dhe te justifi kuar rajonale.

Deshiroj te pershendes punen konseguente qe po ben MTKRS dhe vete ministri i saj per aktualizimin e reformes ne trashegimine kulturore, i cili na ka dhene rastin te gjitheve te themi mendimin tone, jo vetem nje here. Derisa te konkretizohet kjo reforme, e ndiej per detyre te kujtoj se vlerat arkeologjike nderkombetare te burgosura ne gropen “Troplini” ne qendren historike te Durresit duhet te mbrohen urgjentisht. Nuk eshte faji i tyre, qe kane dale ne drite dhe po shkaterrohen dita-dites. Projekti i shpetimit te tyre pret te shqyrtohet. Do te lutesha, te jepej mundesia per “amnistine” e tyre, nepermjet nje diskutimi te gjere e te hapur te projektit muzeor te pergatitur dhe te paguar nga investitori qysh ne nentor 2009. Nuk eshte nevoja te lypim para nga Europa per realizimin e tij. Ate e paguan i ndergjegjshem investitori shqiptar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama