Kasetat me 45 orët e fundit të Presidentit amerikan, Xhon F. Kenedi, të cilat ishin regjistruar në mënyrë të fshehtë në Dhomën Ovale, paraqesin shqetësimin e tij për atë që do të kthehej në ditën e funeralit të tij. Kenedi ka thënë se 25 nëntori 1963 do të jetë një “ditë e ashpër”, pas kthimit të tij nga Teksasi. “Është një ditë ferri, zoti president”, ka pasuar një nga ndihmësit e tij. Regjistrimet sekrete që janë publikuar nga libraria presidenciale “John F. Kennedy”, hapin një dritare mbi tre muajt e fundit të jetës së presidentit. Ato përfshijnë diskutimin mbi konfliktin në Vietnam, marrëdhëniet me sovjetikët dhe garën hapësinore, si dhe planet për Konventën Demokratike të 1964-s dhe strategjinë e rizgjedhjes. Ka momente ku flitet edhe për marrëdhëniet me fëmijët e tij. Kenedi u vra në Dallas, më 22 nëntor 1963. Ndryshe nga presidentët e tjerë, Kenedi nuk regjistronte sistematikisht bisedat. Këto regjistrime, Kenedi i ka mbajtur sekret edhe nga ndihmësit e tij më të afërt. Regjistrimi i fundit ishte bërë dy ditë para vdekjes së tij.