Rehabilitohet “Pusi i shenjte” i Orikut

Rehabilitohet “Pusi i shenjtë” i Orikut
Pjesë e projektit të pusit, një prej objekteve më të rëndësishme të qytezës antike të Orikut, është edhe rikonstruksioni i sofatit dhe shtrimi me të njëjtat pllaka, dyshemeja e tij, mbushja me material origjinal e një prej dy qypave që u gjet gjatë gërmimeve për zbulimin e kësaj qyteze antike etj.

Mjedisi rreth pusit të shenjtë është rrethuar tashmë me tabela orientuese, ndërkohë që për rehabilitimin e tij janë angazhuar specialistë të njohur të arkeologjisë e të skulpturës, mes të cilëve skulptori Zeqir Alizoti, i cili realizoi konstruksionin e hekurt të qypit, që shërbeu si element bazë për plotësimin e tij me copat e gjetura prej balte. Projekti që ka nisur së fundi synon evidentimin e vlera të qytezës antike të Orikut, një nga resurset më të rëndësishme të zonës. E veçanta e këtij projekti, shtoi znj. Duka, lidhet me përdorimin e materialeve origjinalë për rindërtimin, apo plotësimin e objektit sikundër janë pllaka prej guri e kapakut të pusit, pllakat prej balte, me të cilat janë shtruar dyshemeja dhe sofati etj.

"Rehabilitimi i Pusit të Shenjtë përbën vetëm fillimin e një pune, që do të vazhdojë edhe më tej. Në projektet e Agjencisë së Zhvillimit Lokal përfshihen edhe projekte të tjera, që synojnë zbulimin dhe evidentimin e vlerave të qytezës antike të Orikut, në funksion të zhvillimit të turizmit në këtë zonë", - theksoi koordinatorja Duka.

Pusi i shenjtë është një nga objektet më të rëndësishme të Parkut Kombëtar Arkeologjik të Orikut dhe ndërtimi i tij daton me shekullin V Para Krishtit. Ai ka një thellësi prej 12 metrash. Në të kryhej riti i mbushjes së ujit, përpara se të kryhej riti i blatimit të dhuratave ndaj hyut (perëndisë) në Tempullin e Apollonit

 
Nga Gazeta Standard

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama