Rei Manaj si Alvaro Morata me klauzole te dyfishte blerjeje

Rei Manaj si Alvaro Morata, me klauzolë të dyfishtë blerjeje

Rei Manaj shihet nga Interi si një investim shumë i rëndësishëm dhe një sulmues me shumë perspektivë. Ndaj klubi zikaltër jo vetëm është siguruar që ai të kalonte te Peskara, në një skuadër ku të mund të shprehte talentin e tij, por edhe që të mund të rimerrte përsëri lojtarin në të ardhmen.

mancini manaj

Sipas "Rete 8", Manaj është trajtuar si yjet e futbollit botëror, duke i vënë një klauzolë të dyfishtë blerjeje në kontratë, ashtu siç kanë bërë Juventusi dhe Real Madridi me Alvaro Moratën.

Peskara ka pranuar të marrë në huazim sulmuesin shqiptar pasi Interi ka rënë dakord që në kontratë të vihet një klauzolë blerjeje përfundimtare nga kjo skuadër.

rei manaj

Por Interi nuk dëshiron të heqë dorë plotësisht nga sulmuesi 19 vjeçar, ndaj ka vendosur një tjetër kundërklauzolë blerjeje, e cila kthen Manajn te zikaltrit kundrejt një pagese të caktuar.

Një veprim i ngjashëm është ai që ka kryer Real Madrid me Alvaro Moratan, të cilin e kaloi te Juventusi vetëm me një kundërklauzolë që i jepte mundësinë spanjollëve të kthenin lojtarin në bazë kundrejt pagesës së një shume të caktuar, gjë që u realizua gjatë kësaj vere.

manajjjjjjjj

Manaj do të mbyllë pushimet në Shqipëri gjatë kësaj jave për t'u kthyer në Itali dhe pas 8 ditësh pritet në fillimin e grumbullimit me skuadrën e Peskarës, nën urdhrat e trajnerit Masimo Odo.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama