A janë letrat thithëse të kuzhinës më të mirat që mund të gjenden në treg? A preferojnë vërtet doktorët ilaçet që ju pini mes gjithë të tjerave? A mundet që ‘make up’ juaj të mos fshihet në rroba? Në të vërtetë kjo është ajo çka reklamat shkruajnë çdo ditë. Sloganet e reklamave mund t’i gjesh gjithandej, por kjo nuk është e mjaftueshme për të thënë se produktet që ne blejmë janë më të mirat që mund të gjenden në treg. Nëse kjo nuk është e vërtetë, ekziston çdo lloj mundësie, veçanërisht mes konkurrentëve, që ju t’i provoni vetë rezultatet. Një nga organizatat lider në këtë fushë është “Council of Better Bussines Bureau”. Për më shumë se 30 vjet, kjo organizatë ka ekzaminuar fjalët që përmbajnë reklama të tilla si: A është e vërtetë se “Colorstay makeup” nuk fshihet në rrobat tuaja? Për të testuar këtë që thuhet, një kompani e madhe u ka kërkuar qindra grave të veshin këmisha të bardha, të bëjnë atë çfarë kanë për të bërë gjatë ditës dhe të përdorin makijazhet “Colorstay”. Kompania dëshironte të testonte atë çka “Colorstay” pretendonte. Kompania konkurrente tregoi se nga rezultatet arrihej në përfundimin se ky lloj makijazhi fshihej nga rrobat.
Por edhe vetë “Colorstay” bëri një provë me qindra gra. Rezultatet e tyre ishin të kundërta. Këto rezultate të kundërta e impresionuan shumë departamentin e reklamave në “Council of Beter Business Bureau”. Ata arritën në përfundimin se çështja varej nga mënyra se si vërtetohej fjala “fshihet”. Ata vendosën se firma “Colorstay” ka provuar se makijazhi i reziston fshirjes gjatë “përdorimit normal”. Kompania e rishikoi reklamën e saj, duke përfshirë edhe fjalët “në kushte normale”. Departamenti i reklamave në “Council of Beter Business Bureau” u krijua në vitin 1971. Që atëherë një numër i madh rastesh kanë ardhur në këtë departament për të treguar se e vërteta e dhënë ndryshe mund të krijojë përshtypje të gabuara.
Ky ishte përfundimi i arritur nga televizioni komercial për një ilaç të ri kundër dhimbjeve të quajtur Orudis KT. Reklama për të thoshte: “Ka shumë ilaçe për të luftuar dhimbjet dhe doktorët mund të japin çdonjërin prej tyre. Por tashmë 82 për qind e mjekëve kanë rekomanduar Orudis”. “Është e vërtetë”, vendosi departamenti i reklamave. Doktorët kanë rekomanduar Orudis të pakën një herë gjatë profesionit të tyre. Gjithsesi ky departament arriti në përfundimin se mënyra se si ishte formuluar reklama të krijonte bindjen se doktorët preferonin Orudis nga ilaçet e tjera për të luftuar dhimbjet. Firma që prodhonte ilaçet e kundërshtoi këtë vendim, edhe pse pranoi se do të merrte parasysh komentet e departamentit në reklamat e ardhshme për Orudis KT. Ajo bëri me dije se kompania e kishte hequr këtë reklamë.
Rruga e suksesit në kompanitë e mëdha
“Duke marrë parasysh rrezikun për t’i thënë gjërat ashtu siç janë, përbërësi thelbësorë në bizneset ndërkombëtare janë njerëzit. Të kesh njerëzit e duhur për detyrat e duhura në të gjithë botën”, thotë drejtori ekzekutiv i “Johnson & Johnson”. Disa njerëz nuk janë të prirur për të bërë punë të tilla, të tjerë janë më efektivë dhe më të lumtur në disa kultura e në disa të tjera jo. Përpara se të punësosh një person të huaj në një detyrë duhet bërë një përzgjedhje e kujdesshme dhe kjo kërkon shumë vëmendje.
Cilat janë karakteristikat e njerëzve që janë të suksesshëm në kompanitë e mëdha ndërkombëtare? Kur analizuam gjithçka që kemi mësuar nga udhëtarët ndërkombëtarë, emigrantët, drejtuesit e kompanive, të huajt dhe diplomatët kemi arritur në përfundimin se diferenca mes njerëzve të suksesshëm dhe atyre jo të suksesshëm qëndron në një fjalë të vetme: eksperienca. Personi që të ketë sukses nuk duhet të njohë vetëm punën dhe kompaninë, por edhe modelet kulturore, rregullat e biznesit dhe karakterin kombëtar të vendit ku punon. Këto njohuri duhet të bazohen në kuptimin e historisë së vendit, artit, politikës, kushteve ekonomike dhe kështu me radhë. Pra njohuri e madhe dhe personalitet i fortë. Duke u bazuar te personaliteti, qëndrimet dhe njohuritë e njerëzve që kanë rezultate të mëdha në kompani të tilla, janë dalluar disa veçori të suksesit.
Të punosh shumë
Presidenti i kompanisë ndërkombëtare “Coca-Cola” thotë: “Çelësi në zhvillimin e biznesit tonë ndërkombëtar nuk bazohet në aplikimet strikte të një strategjie globale, por në një sistem fleksibël e shumë të sigurt, në inputet që na vijnë nga tregu dhe në gjendje që t’i përgjigjemi shpejt”. Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti i “Deere & Company Overseas division”, thotë pak a shumë të njëjtat fjalë: “Sekreti për suksesin ndërkombëtar qëndron te fleksibiliteti. Një kompani ka nevojë për të gjitha atributet dhe cilësitë që ta bëjnë të suksesshme në treg”, thotë ai. Individët, ashtu si kompanitë ndërkombëtare, duhet të përshtaten me suksesin. Fjalë të tilla si fleksibiliteti dhe përshtatshmëria nuk u duhen thënë personave të dobët, të cilët nuk përshtaten dot me rrethanat.