Faza e grupeve përfundoi: u vendosën dhe u thyen rekorde të shumëfishta. Por më poshtë kemi klasifikuar 10 nga më interesantet, të cilat mund të na kenë shpëtuar në këtë mori ngjarjesh që kanë prodhuar 36 ndeshjet e parë të "Euro 2016´´...
1 - Peter Çeh ka pësuar 21 gola në historinë e Europianëve, më shumë se çdo portier tjetër. Rekordin e vjetër e mbante danezi Peter Shmajkëll.
2 - Gjermania e dominoi topin në 79% të kohës gjatë ndeshjes me Irlandën e Veriut, mesatarja më e lartë në një ndeshje të finaleve të Europianit që prej "Euro 1980".
3 - Ukraina është skuadra e parë në historinë e Europianit që nuk shënon në 5 ndeshje radhazi që ka luajtur në këtë turne.
4 - Talenti i Turqisë, Emre Mor, u bë futbollisti më i ri që jep një asist për gol në "Euro 2016" dhe i treti më i ri në historinë e Europianëve pas Enco Shifos në 1984 dhe Uejn Runit në 2004. Mor ishte 18 vjeç e 332 ditë, kur shërbeu në ndeshjen me Çekinë.
5 - Humbja e Alvaro Moratës në ndeshjen e fundit të grupit kundër Kroacisë ishte vetëm e dyta e sulmuesit në karrierën e tij si profesionist, pasi ai kishte shënuar gol. Ndeshja e parë i takon finales së Ligës së Kampioneve, Juventus-Barcelona.
6 - Kundër Portugalisë, Islanda regjistroi zotërimin më të ulët të topit në një ndeshje të Europianit që prej 1980-s pa e humbur ndeshjen (27.8%).
7 - Zoltan Gera u bë golashënuesi i dytë më i vjetër në finalet e një kampionati europian (37 vjeç e 61 ditë), pas Ivica Vastiç, i cili mban reko- Të shumtë janë përzgjedhjet redaksionale të formacioneve më të mira të fazës së grupeve në këtë Europian.
Por OPTA ka bërë zgjedhjen më racionale të mundshme të 11-shes më të mirë të tri ndeshjeve të para të "Francë 2016", pasi i ka klasifikuar duke analizuar statistikat që ata kanë prodhuar në fushë deri tani. Gjermania është skuadra me më shumë përfaqësues, tre (Hektor, Boateng dhe Kros). Ndërsa Kroacia, ekipi që ka shkëlqyer në grupe, përfaqësohet vetëm me Srna dhe Perisiç. Formacioni rdin (Austri-Poloni në qershor 2008. Atëherë ishte 38 vjeç dhe 256 ditësh).
8 - Garet Bejl është lojtari i parë që prej Tomas Heslerit në 1992 që shënon me dy goditje dënimi në një kampionat europian.
9 - Humbja kundër Kroacisë ishte hera e parë që Spanja humbi një ndeshje në një europian, pasi kryesonte.
10 - Belgjika bëri 28 pasime përpara se të shënonte golin e dytë ndaj Irlandës, numrin më të lartë të tyre që u finalizua me gol që prej "Euro 1980"-s.
Përgatiti: ANDROKLI DRALO