Rekordi Guiness per dallgen me te larte

Rekordi 'Guiness' per dallgen me te larte
Një komision ekspertësh është mbledhur për të konfurmuar nëse amerikani Garrett McNamara është serfisti që ka kaluar dallgën më të madhe të njohur deri më sot. McNamara realizoi arritjen e tij ditën e hënë në brigjet e Portugalisë, në të njëjtin vend ku ai vendosi rekordin aktual të botës në nëntor 2011, duke “kalëruar” një dallgë prej 24 metrash të lartë.

Këtë herë ai pretendon se ka kaluar një dallgë të paktën 30 metra të lartë me serfin e tij dhe komisioni do të provojë nëse ky pretendim është i vërtetë, duke analizuar një seri pamjesh filmike.

“Përballë një dallge të tillë emocionet janë të jashtëzakonshme. E di që ajo ka mundësinë që të të vrasë, shpejtësia me të cilën lëviz është shumë e lartë dhe është e ngjashme si snoubord në një mal gjigant”, shtoi McNamara, i cili nisi serfin në moshën 11-vjeçare.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama