Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi trafikonin vajza të reja me qëllim prostitucioni në Itali. Trafikuesit kishin menduar një mënyrë shumë të thjeshtë biznesi, ata krijonin lidhje me vajza nga vende të ndryshme (kryesisht nga Filipinet) nëpërmjet Facebook-ut dhe më pas i ftonin ato për të vizituar shtetin italian.
Pasi ishin siguruar se, vajzat kishin mbërritur në Itali, tre shqiptarët i detyronin ato të punonin në rrugë në mënyrë që të merrnin përfitime për këta të fundit. Autoritetet italiane mundën t’i arrestonin tre trafikuesit me iniciale S.V., 31 vjeç banues në Castelfranco, U.A., 24 vjeç dhe trafikuesin e fundit me inicialet B.E., 24 vjeç, banues në Castelnuovo Rangone. Gjatë arrestimit, njëri prej tyre u përpoq që të arratisej, por ai u kap në Bari pasi u përpoq të hipte në tragetin që nisej drejt Durrësit.