Rektori Universiteti i Tiranes me 60 pedagoge te rinj

Rektori, Universiteti i Tiranes me 60 pedagoge te rinj

Universiteti i Tiranës pritet që këtë vit të rekrutojë rreth 60 pedagogë të rinj në 8-të fakultetet e tij. Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule thotë se tashmë të gjitha fakultetet kanë shpallur kriteret për punësimin e akademikëve të rinj. Por nga ana tjetër ngre shqetësimin se fondi i pagave i ardhur nga buxheti i vitit të kaluar nuk i mbulon shpenzimet deri në fund të vitit për pedagogët aktualë e jo më për të rinjtë. Ai thotë se pagat do të mbulohen nga të ardhurat dytësore të vetë institucioneve, ndërkohë që buxheti për vitin tjetër duhet të parashikojë edhe shlyerjen e borxheve .

"Në këtë vit akademik ne do të rekrutojmë në të 8 fakultetet që kemi plot 60 pedagogë të rinj. Por problem ke mi edhe çështjen e pagave. Nuk na është dhënë një fond pagash për të gjithë vitin akademik. Përdorim deri në fund të vitit burime financiare nga te ardhurat tona sepse e kemi bindjen se qeveria që sapo ka filluar punë vështirë është t'i përgjigjet një mangësia të trashguar më parë"- u shpreh Dhori Kule, rektor i Unievrsitetit të Tiranës.

Ndërkohë që thuajse të gjithë universitetet publike në vend, vuajnë për pedagogë të rinj. Numri i pedagogëve që japin mësim me kohë të plotë është mjaft i vogël, krahasuar me numrin e studentëve që futen çdo vit në auditoret e shkollave ët larta publike. Dhe çdo vit rektorët dhe dekanët kërkojnë që të shtohet numri i pedagogëve për të përballuar situatën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama