Relaksohuni me… leng qershie

Relaksohuni me… leng qershie
Një dremitje, një dush apo një filxhan i nxehtë me kakao mund të zëvendësohen të gjitha nga… lëngu i qershisë. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se qershia e shtrydhur është në gjendje të zëvendësojë pjesërisht aktivitetet që kryejmë për t’u relaksuar. Kështu, dy gota lëng qershie në ditë kompensojnë 25 minuta më pak gjumë dhe 14 minuta qëndrim në krevat zgjuar. Gjithashtu, u zbulua se ata që konsumojnë këtë pije kanë një gjumë më të qetë gjatë natës se sa ata që konsumojnë pije të tjera. Studimi i udhëhoq nga Universiteti i Northumbrias dhe do të publikohet edhe në Revistën Europiane të Ushqimit.

Pjesëmarrësve vullnetarë në stadium iu dha lëng i shtydhur qershie, në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë dy herë në ditë, në momentin kur zgjoheshin dhe kur bëheshin gati të flinin. Njëkohësisht, ata ranë dakord që të hiqnin dorë nga konsumimi i disa ushqimeve që përmban antioksidantin e fuqishëm melatonin, i cili është në gjendje të zbusë efektet e përmbajtura nga fruti. Përfundimi ishte i qartë. Konsumatorët e lëngut të qershisë ishin më të relaksuar gjatë ditës dhe kishin një gjumë shumë më efiçent se sa të tjerët. Sipas shkencëtarëve, efektet pozitive krijoghen nga një antioksidant i veçantë që gjendet tek qershia, i quajtur melatoninë. Gota me lëngun e qershisë që konsumonin të testuarit ishte e barabartë me 90-100 kokra në total.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama