Renato Arapi i jep lamtumiren Skenderbeut pas 6 vitesh

Renato Arapi i jep lamtumirën Skënderbeut pas 6 vitesh

Mbrojtësi Renato Arapi ka konfirmuar largimin e tij përfundimtar nga Skënderbeu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i ka dhënë lamtumirën skuadrës Korçës, qytet ku ka jetuar për 6 vite.

shehi arapi

"Doja të falënderoja përzemërsisht të gjithë qytetin dhe tifozët e Skënderbeut bashkë me bordin drejtues për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë këtyre 6 viteve të mrekullueshme dhe plot lavdi. Vendosa që për arsyet e mia familjare të shkëputem nga Skënderbeu dhe të vazhdoj aventurën në një ekip tjetër.

Skënderbeu është dhe do jetë gjithmonë shtëpia ime e dyte, nuk kam fjalë që ta përshkruaj mirënjohjen për këtë qytet dhe për këta njerëz që më kanë dhënë aq shumë. I uroj Skënderbeut sa më shumë suksese të tjera", ishin fjalët e lojtarit që i është bashkuar Partizanit për sezonin e ri.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama