Renci fton ne takim Merkelin te shtunen kancelarja refuzon

Renci fton në takim Merkelin të shtunën, kancelarja refuzon

Futbolli dhe politika shpeshherë gjejnë pika të përbashkëta mes tyre, aq më tepër kur jemi në kulmin e kampionatit europian dhe sigurisht aktorët politikë përfitojnë nga rasti për të shkëmbyer batuta me njëritjetrin. "Nuk dua të flas më për problemet. Nuk jam as besëtyt, mirëpo gjatë 'Euro 2016' sa herë që kam pasur takime institucionale me homologët e mi, Italia ka fituar ndeshjet.

Merkel

Vladimir Putin më lajmëroi për golin që shënoi Eder në sfidën kundër Suedisë. Me kancelaren Merkel dhe kryeministrin francez, Holond, kemi ndjekur pritjet e Bufonit dhe entuziazmin e Antonio Kontes te goli i Pelesë kundër Spanjës. Ndërsa më datë 21 maj, ditën e shtunë, kur do të luhet ndeshja midis Italisë dhe Gjermanisë, i kërkova kancelares Merkel që të organizonim një takim institucional, por përgjigjja e saj nuk ishte pozitive. Merkel më tha që ky takim nuk mund të realizohet".

Me këto fjalë, Kryeministri i Italisë, Mateo Renci, ka zbuluar një prapaskenë interesante me homologen e tij Merkel, gjatë mbledhjes së fundit të mbajtur në Bruksel. Italiani ka kërkuar që për sfidën Itali-Gjermani të jetë e pranishme edhe Merkel, por duket se kjo e fundit, pas precedentëve negativë me italianët, ka refuzuar ftesën e Rencit, duke i thënë se ndeshjen do ta ndjekë me njerëzit e saj të afërt.

Me pak fjalë, dueli i ditës së shtunë nuk ka prekur vetëm zemrat dhe emocionet e tifozëve, por edhe atë të politikanëve, të cilët, pavarësisht problemeve të mëdha me të cilat duhet të përballen pas daljes së Anglisë nga Bashkimi Europian, duket se do të gjejnë pak kohë që të shohin edhe këtë ndeshj



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama