Diskutimet në Kuvend janë përqendruar përsëri tek ngjarjet e fundit kriminale në vend. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka replikuar ashpër me ish-ministrin e Brendshëm Flamur Noka dhe ish-zëvendësin e tij. Arben Ristanin.
Në replikat mes tyre nuk kanë munguar fyerjet dhe akuzat. Tahiri në fund të fjalës së tij me ironi tha se, “tani po u lë radhën z. Mul dhe pijedashësit, duke iu drejtuar Niokës dhe Ristani.
Ndërsa, Ristani u përgjigj duke thënë se ai, “ushqehet dhe pi shëndetshëm”, dhe këshilloi ministrin të mos përdorë substanca të ndaluara pasi do t’i marrin dhe jetën.
Tahiri
Me deklaratat tuaj po inkurajoni krimin, po e nxisni atë. Të mos fluturojë njeri me mendimin se në këtë vend mund të bësh ndonjë krim dhe mund të shpëtosh paq, sepse Policia e Shtetit nuk do të lejojë asnjë krim pa dënuar.
Gruaja e biznesmenit që paskërka porositur vrasjen me pagesë, sipas jush, qenkërka vajza e tezes sime, gënjeshtër më qesharake nuk kam dëgjuar ndonjëherë, dhe kush i bën këto gënjeshtra? Një gënjeshtar karriere si Saliu, i cili nuk dinte se kë kishte baxhanak. Ju nuk njihni asnjë lloj limiti me gënjeshtrat tuaja, kur thatë se një nga pjesëtarët e bandës së Zanit, qenkërka pjesë e Policisë së Shtetit.
Selman Tema ishte veteriner dhe ju e kishit futur në polici, duke e bërë punë shtazësh, dhe tani na kërkoni ta mbajmë në punë? Jo, kjo s’ka për të ndodhur. Edhe sikur të lajthis unë për një moment dhe gjysma e shqiptarëve, nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë. Ose kërkoni falje për të gjitha gënjeshtrat, ose pranoni që në çdo sukses të Policisë së Shteti ju do të shpifni, por duke dalë këtu dhe duke i kërkuar qytetarëve falje, dhe ne iu premtojmë që do i mbyllim sytë dhe nuk do e shohim bishtin që iu varet në shalë.
Komisioni Hetimor
"Jam i hapur për çdo hetim dhe për çdo kontroll në lidhje me Policinë e Shtetit, sepse kjo është një çështje e publikut dhe jo e politikës. Lëreni jashtë Policinë e Shtetit nga debati politik, sepse ata punojnë për çdo person, pa dallim politik. Ju ftoj ta lini Policinë e Shtetit të punojë e qetë, ja ku më keni mua për debat, por hiqni dorë nga akuzat dhe mashtrimet për policinë", -deklaroi Tahiri.
Paloka
Ky zotëria që sapo foli, tregoi dhe njëherë se sa komike është bërë kjo qeveri. Është ministër Rendi një njeri që ndan ilaçet me kryeministrin, dhe i ndërrojnë ilaçet me njëri-tjetrin.
Ristani
Unë edhe ha edhe pi në mënyrë të shëndetshme, por ajo që ju përdorni nuk do iu rrëzojë vetëm flokët, nuk do iu nxijë vetëm sytë, por ndonjë ditë do ju marrë edhe jetën. Prandaj miqësisht ta lënë sa nuk është vonë.
Xhafaj: Flisni për të drejtën, kur deputetët e opozitës i keni marrë për zhelesh
Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Fatmir Xhafaj, duke folur në Kuvend mbi kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për ndryshimet në Policinë e Shtetit, ka bërë një panoramë të sjelljes së PD-së në pushtet.
Xhafaj u shpreh se, gjatë tetë viteve në pushtet, PD ka thyer çdo rekord sa u takon Komisioneve Hetimore. Ai theksoi se, mazhoranca e djeshme ka pranuar vetëm një kërkesë të PS-së për ngritje komisioni hetimor.
“Gjatë tetë viteve keni disa rekorde specifike. Vetëm një komisioni në tetë vjet me kërkesë të opozitës. Keni komisionin e turpit, për 21 janarin, që u quajt 'Komisioni i Puçit'. Keni edhe komisionin qesharak të veshit”, u shpreh deputeti i PS-së. “Flisni për mohimin e të drejtës së opozitës. Vetëm këto mure e dinë se çfarë kanë hequr deputetët e opozitës. I keni marrë për zhelesh jashtë deputetët e opozitës.”