Reportazh/ Shqiptaret pushtojne Lensin me valle Kukesi (FOTO)

Reportazh/ Shqiptarët pushtojnë Lensin me valle Kukësi (FOTO)

Qyteti industrial i Lensit është zg juar dje si rrallëherë me një zhurmë dhe entuziazëm që dinë ta shkaktojnë vetëm tifozët shqiptarë.

tumblr_o8lq4ve1kz1vqb7ufo1_1280Pushtimi i kuq ka filluar që në orët e para të mëngjesit, ku në drejtim të qytetit në Veri të Francës nisi dyndja e makinave të mbushura me tifozë të veshur kuqezi, që shpalosnin shumë flamuj me simbolet kombëtare. Ata nisën rrugëtimin drejt qytetit ku do të shkruhej historia e futbollit shqiptar.

Atmosfera

Të rinj, pleq, fëmijë, gra e vajza. Nga Franca, Italia, Gjermania, Suedia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Zvicra apo edhe SHBA e Kanada.

Një valë e madhe kuqezi u përplas mbi këtë qytet, të përshëndetur nga vendësit, të cilët rrallëherë kishin parë një tifozëri të tillë kaq entuziaste që dëshironte të kalonte një ditë feste sportive, të cilën e kishte ëndërruar prej shumë vitesh. Të gjitha lokalet e qytetit ishin të mbushura me fanellat kuqezi.

13442084_1194515340567797_103593723_o

Me mijëra Cana, Xhaka apo Gashi e kthyen që në orën 9 të mëngjesit këtë qytet në një festë të madhe sportive. Në cilindo cep, apo çdo rrugë që të dërgonte drejt stadiumit, dëgjoheshin vetëm thirrjet "Shqipëri, Shqipëri" apo "O sa mirë me qenë shqiptar!", duke treguar se edhe kjo do të ishte një ndeshje në "shtëpi" për Kombëtaren kuqezi.

Ngado me dorën në zemër, duke përshëndetur njerëz të panjohur, ngado vetëm me dëshirën për të treguar se ishin shqiptarë dhe se kishin dëshirë të bënin një tifo sa më të zjarrtë për Shqipërinë.

Në shumicën e rrugicave dhe shesheve të vogla të qytetit, tifozët nisën edhe të këndonin apo të merrnin valle të ndryshme shqiptare. Në shumicë mbizotëronte kënga "Xhamadani" apo vallja e Kukësit.

Bashkimi

Edhe shumica e zviceranëve që kishin udhëtuar drejt Lens iu bashkuan tifozëve shqiptarë, në një atmosferë shumë miqësore, të ndërgjegjshëm se nuk mund të triumfonin kurrë përballë entuziazmit kuqezi.

13410531_1194514523901212_1614445050_oKjo u kuptua më së miri sapo tifozët u futën në stadium, ku thuajse në asnjë moment që dy orë para fillimit të takimit nuk dëgjohej qoftë edhe një këngë nga tifozëria zvicerane, e pafuqishme për të mposhtur korin e kuqezinjve të shpërndarë në çdo cep të stadiumit e që dukej qartësisht se kishin blerë edhe biletat e rezervuar për tifozët zviceranë.

13442035_1194576960561635_1515073848_o

Gjatë ndeshjes u krijua një atmosferë spektakolare, ku tifozët shqiptarë e mbështetën ekipin gjatë të gjithë 90 minutave. Tashmë, takimi i radhës është në Marsejë në sfidën me Francën. Shqipëria është ende në lojë dhe ka shumë minuta për t'u shijuar.

13428360_1139745019421253_9213816301478467654_n

Nga i dërguari ynë në Lens
ERMAL KUKA



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama