Requiem per nje mik - Teodor Kekos

Jo, nuk do ta pijme me dot
Nje gote ne bar Evropa, Teodor
Kjo fundvere ngrice ma beri zemren
Dhe nje bosh me la ne kraharor…!

Si do te gdhije kjo nate pa ty
Hene e plote ndrin dhe yjet bien
Nga lartesite e pertejme ku te pret
Me porta te hapura qielli?!

Ti u nise, ike…pas na le…
Ke mberritur sakaq, do te desha ta di
Shpirti yt endet neper parajsa
A ne ferrin e asgjese pambarim?!

“Jo, mik, thua ti, koha s’ka kuptim
S’do m’i numeroje vitet me kursim
Jeta si Gobsek nje per nje…
Nje mije vjet, nje çast jane tani”

Paqe paç ngahere, atje ne qiell
Lus Zotin kete nate gushti
Ai vete qysh sonte per ty
Si nje mik goten do ta mbushe…

Vetmi ti s’ke me…une ndjej vetmi
Ne s’te harrojme, nje dite do te vijme
Ne baret qiellore, si dikur mbi dhe
Netet e pafundesise t’i gdhijme…!

Bohem, hokatar i trishtuar
Mendjemprehte, poet shpirtfisnik
Dashnor i detit, thellesise…
Faustian e prape donkishotik!

Jo çdo kush si ti i deshi zogjte, femijet
Ndaj shkelqimi kurre ne sy s’tu fik
Te gjithe mik te kishim ne kete jete
Vetem vdekjen kishe ti armik…!

Neteve te vona, ne vetmine time
Tok me heshtjen do te te kujtoj ty
Ne çdo skaj te kesaj jete, ku le veten
Teodor, i shtrenjti, miku im…!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama