Restaurimi i afreskeve masakrohet Krishti

Restaurimi i afreskeve, 'masakrohet' Krishti
Restaurimi i afreskeve është tepër i nevojshëm në shumë vende të botës, por duhet patur kujdes se kujt i ngarkohet kjo punë. Një pikturë e Elias Garcia Martinez në një kishë në Spanjë, që tregonte pamjen e Krishtit ishte tepër e dëmtuar, dhe një besimtare e mori përsipër restaurimin e saj.

Besimtarja 80 vjeçare, Celia Gimenez, u shpreh e gatshme t’i kthente lavdinë e humbur Krishtit, por në të vërtetë ajo e zhduku imazhin e tij dhe pas restaurimit ai ngjan më tepër me një majmun. Ky veprim ka shkaktuar shumë bujë në Spanjë dhe për të nuk kanë munguar shkrimet në gazeta.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama