Restorant Crocodil ish streha e komunisteve te 80-s

Restorant 'Crocodil', ish streha e komunisteve te '80-s
Restoranti "Krokodil" (Le Crocodile) ne Strasburg, njihet per menyne e tij "politike", si tradite dhe si ide marketimi. Ne 2005, ky restorant e quajti menyne e tij "Zhyl Vern" ne kujtim te 100 vjetorit te vdekjes se shkrimtarit te njohur; ne 2006 restoranti ofroi "Menyne Amadeus" ne perkujtim te 250 vjetorit te lindjes se Moxartit, ne 2007, menyja quhej "TGV", me rastin e mberritjes se trenit te shpejtesise se larte ne Strasburg; ne 2008 dhe 2009, restoranti ofroi menyne me emrin "Europa", me rastin e zgjedhjeve europiane etj.

"Le Crocodile", perveç kuzhines eshte i njohur edhe per faktin se ka qene "selia" (ne fillim te viteve '80-te) e mbledhjeve te "Klubit te Krokodileve", nje grup euro-parlamentaresh federaliste, qe drejtoheshin nga komunisti Altiero Spinelli. Monika dhe Emile Yung, drejtojne kete restorant qe prej vitit 1971. Restoranti ka 15 kuzhiniere te drejtuar nga Laurent Huguet. Veç kuzhines franceze, ai preferon te servire pjata te kuzhines italiane dhe spanjolle, te dyja te njohura per perberesit e thjeshte.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama