Revista austriake Syri i kalter nje nder 10 thesaret e Adriatikut

Revista austriake: Syri i kalter, nje nder 10 thesaret e Adriatikut
Shqipëria, veçanërisht Saranda është përzgjedhur nga një revistë në Austri, si një ndër destinacionet më të bukura turistike të të gjithë Ballkanit. “Ajo nuk mund të jetë gjithmonë Italia”. Kështu titullohet një prej përshkrimeve mbi thesaret e fshehura të Adriatikut nga Platform Directory për turizmin e një prej uebsite-ve më të njohura dhe të klikuara austriake KURIER.at.

Plazhe me rërë, fshatra piktoreskë të peshkatarëve, limane idilike dhe ende nuk ka turistë, shkruhet në këtë përzgjedhje bukurish të bregdetit Adriatik. Kushdo që mund të besojë se çdo cep i këtij bregdeti është plot me turistë gabohet, komenton shkrimi i revistës. Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia ofrojnë gjithçka për turistët citohet më tej. Duke paraqitur 10 vendet e fshehura më të bukura të bregdetit Adriatik, Platform Directory i ‘KURIER’ fton të gjithë admiruesit dhe vizitorët nga e gjithë bota ta shijojnë këtë mrekulli të natyrës. “Syri i kaltër” në Sarandë është përzgjedhur si një nga pamjet më mahnitëse shqiptare që asnjë vizitorë në botë nuk mund ta humbasë. Ky prezantim i bukurisë natyrore shqiptare është kompletuar edhe me pamje mahnitëse.

Revista austriake që klikohet nga mijëra përdorues e ka cilësuar “Syrin e kaltër” në Sarandë si një pranverë natyrore karstike që lind nga uji i thellë me ngjyrë blu. Më tej për këdo që ka dëshirën për të parë dhe vizituar nga afër këtë burim të rrallë ujor, autorët kanë pasqyruar edhe mundësitë e udhëtimit për të arritur deri aty duke shtuar se ky vend mund të arrihet brenda gjysmë ore me makinë nga Delvina dhe Saranda. Në këtë përshkrim nuk mungojnë edhe nëntë thesaret e tjera të fshehura të Adriatikut si plazhet “Briri i artë” në Rat Zlatni dhe Mljet në Kroaci, qytetin e fjetur dhe romantik në Piran Slloveni, Parku Kombëtar Krka në Dalmaci, Ujërat e Gjirit të Kotorrit, Mali i Zi , qyteti historik i Izola në Slloveni, ish-fshati i peshkimit Sveti Stefan në Malin e Zi, qyteti bregdetar i Budvas si dhe bregun Fiord Lim në Istria, Kroaci.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama