Revista britanike Merkel me e rrezikshmja pas Hitlerit

Revista britanike, Merkel me e rrezikshmja pas Hitlerit
Revista britanike, “New Statesman” e njohur për qëndrimet pro së majtës, ka ashpëruar tonet ndaj kancelares gjermane Angela Merkel.

Sipas revistës, e cila në kopertinë ka vendosur kancelaren si “Terminator”, “Angela Merkel është lideri gjerman më i rrezikshëm pas Adolf Hitler”.

Për revistën “fiksimi” për masat e rrepta që propozon Merkel po pengojnë zhvillimin dhe po e shtyjnë Europën drejt “një depresioni të ri”. Ndërkohë qeveria gjermane nuk ka reaguar për krahasimin mes Merkel dhe Hitlerit. “Nuk kemi asnjë reagim”, është përgjigjur zëdhënësi e qeverisë Georg Streiter, kur është pyetur nga një gazetare gjermane.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama