Revolta e te burgosurve Drejtesi per Karelin jo veprime fashiste

Revolta e te burgosurve: Drejtesi per Karelin, jo veprime fashiste

Të dënuarit e burgut të Nigritas kanë nisur një letër proteste për vdekjen e shkaktuar nga torturat e Ilia Karelit. Të burgosurit e burgut të Nigritas kërkojnë të kryhen të gjitha hetimet e nevojshme që parashikon ligji dhe të vihen para drejtësisë vrasësit e Ilia Karelit. “Ai ishte i gatshëm të pranonte pasojat e ligjit dhe dënimit për veprën që kreu, por tashmë ka vdekur pa shkuar në gjykatë. Vrasja u bë me saktësi profesionale. Përveç shenjave të rrahjeve, Ilia kishte vrima në trupin e tij, një në dorë dhe një në zonën e gjoksit, të cilat mund të jenë bërë me një objekt të mprehtë, që nuk është publikuar”, thuhet në letër.

 

Të dënuarit kërkojnë të merren masat e nevojshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe të publikohen fotot që nga momenti që Ilia Kareli hyri në burgun e Nigritas, foto që sipas tyre vërtetojnë se atë e kanë rrahur rëndë edhe në burgun e Nigritas. “Ne kërkojmë drejtësi dhe jo veprime fashiste për hakmarrje. Ne jemi këtu dhe do të ngrihemi kundër kujtdo që do të ndalojë zërin tonë të dëgjohet. Le të bashkohemi të gjithë përtej përkatësisë etnike dhe t’i rezistojmë juntës që ekziston prej disa kohësh.”- përfundon letra e të dënuarve të Nigritas. Autoritetet e burgut nuk e kanë konfirmuar këtë letër, duke pohuar se të burgosurit nuk kanë pasur mundësi të takohen me familjarët dhe hyrjen në internet e kanë të ndaluar. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama