Rexhep Qosja Pushteti i Mustafes si i Sllobodan Milloshevicit

Rexhep Qosja: Pushteti i Mustafes si i Sllobodan Milloshevicit

Akademik Rexhep Qosja ka thënë se pajtimi për formimin e Gjykatës Speciale, Marrëveshja për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi janë tri dhurata të zeza, që kryeministri Isa Mustafa ia dhuroi Kosovës.

Ai tha për ‘Epokën e re’ se Bashkësia e komunave serbe është subjekt juridik që realisht e kufizon mëvetësinë e Kosovës. Duke folur për gjuhën e përdorur të kryeministrit Mustafa dhe përfaqësuesit e VV-së, Qosja ka thënë se Mustafa me gjithën politike dhe pushtetore që përdori në qërimin e hesapeve me pjesëtarët e kësaj lëvizje, tregoi se pushteti i tij politik po i përngjan pushtetit politik të Millosheviqit dhe Sheshelit.

Qosja ka folur edhe për partinë e Thaçit, për të cilën ka thënë se në disa raste të veçanta e humbi rrugën e vet historike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama