Rezarta Shkurta lyen qenin me ngjyre roze

Rezarta Shkurta lyen qenin me ngjyrë rozë

Qeni i saj ka ngjyrën më të veçantë, të paktën në të gjithë Tiranën. Dhe këtë nuk është aspak e vështirë ta vërtetosh. Mjafton të ndodhesh në vendet ku Rezarta Shkurta del duke shëtitur me qenin e saj Pupi për të vërejtur reagimet e njerëzve, që kthejnë kokën duke pëshpëritur dhe duke buzëqeshur të surprizuar. Dhe këtë radhë vëmendja nuk është e përqendruar mbi vajzën bukuroshe, por mbi qenin e saj të vogël i cili lëviz në duart e këngëtares si një kukull e vogël ngjyrë rozë. Mund të duket pak e çuditshme, por vërtet Rezi ka guxuar ta bëjë këtë provë me Pupin e vogël, vetëm 4- muajshe.

Gjithsesi duke qenë e vetëdijshme për efektin negativ, që bojërat kimike mund të kenë mbi qenushen e saj të vogël, Rezarta është kujdesur që të provojë diçka natyrale, që Pupi të mos dëmtohet dhe të duket krejtësisht e veçantë. Dhe jo vetëm kaq. E dashuruar pas kafshëve ajo nuk ka ngurruar të shkojë në dyqanin e qenve për të zgjedhur një kapelë, një bluzë dhe një pallto të kushtueshme për stinën e dimrit. Deri tani është ndalur këtu, por duke njohur natyrën e këngëtares, që gjithmonë pëlqen të provojë me gjëra të reja, besojmë se çuditë do të vazhdojnë. Të shohim deri ku do të shkojë fantazia e saj dhe e të privilegjuarës Pupi.

Marre nga : Gazeta Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama