Shqipëria rendit e fundit në listën e 100 vendeve të botës, përsa u përket rezervave të arit. Në raportin e fundit të “World Gold Council” për muajin gusht 2014, thuhet se Shqipëria posedon 1.6 tonë flori, duke u renditur kështu pas Haitit, me rezerva prej 1.8 tonë. Shifrat konfirmohen edhe nga Fondi Monetar Nderkombetar. Sipas të dhënave të publikuara për gushtin, rezervat më të mëdha në rajon i ka Greqia, me 112 tonë ar. Ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia nuk rezultojnë si pjesë e kësaj liste.
Toni i rezervave dhe përqindjet
10 vendet e para në listë
1 Shtetet e Bashkuara të Amerikës 8,133.5, 71.9%
2 Gjermania 3,384.2, 68.4%
3 Fondi Monetar Ndërkombëtar 2,814.0
4 Italia 2,451.8, 67.0%
5 Franca 2,435.4, 65.1%
6 Rusia 1,094.7, 9.7%
7 Kina 1,054.1, 1.1%
8 Zvicra 1,040.0, 8.0%
9 Japonia 765.2, 2.5%
10 Hollanda 612.5, 54.3%
10 vendet e fundit në listë
90 Hungaria 3.1, 0.3%
91 Bosnja Hercegovina 3.0, 2.6%
92 Kanada 3.0, 0.2%
93 Mongolia 2.5, 6.6%
94 Luksemburg 2.3, 9.6%
95 Hong Kong 2.1, 0.0%
96 Islanda 2.0, 2.0%
97 Papua Guinea e Re 2.0, 3.1%
98 Trinidad dhe Tobago 1.9, 0.7%
99 Haiti 1.8, 6.1%
100 Shqipëria 1.6, 2.4%