Rezistenca ndaj gripit pergjigja fshihet ne gjak

Rezistenca ndaj gripit, pergjigja fshihet ne gjak
Gripi, sëmundja që nis sapo troket vjeshta, është kthyer në alarm të institucioneve shëndetësore sidomos pas rasteve të gripit të shpendëve dhe atij të derrit. Një grup studiuesish italianë ka zbuluar se ekziston një superantitrup, i cili është në gjendje t’i rezistojë çdo virusi dhe të luftojë me sukses gripin. Të gjithë e kemi vënë re sesi disa prej nesh janë me grip pothuajse gjithë kohën, e të tjerë e kalojnë dimrin pa teshtirë një herë.

Sipas studiuesve, kjo vjen për shkak të antitrupit të fuqishëm në gjakun e këtyre të fundit. Kjo teori e re u ka hapur rrugë perceptimeve të reja në lidhje me mënyrat se si mund të kurohet gripi. Studiuesit po shikojnë mundësinë e krijimit të vaksinave apo ilaçeve që stimulojnë këtë lloj antitrupi. Të rejat më të fundit në lidhje me këtë kanë të bëjnë me mundësinë e klonimit të geneve “hero” dhe riprodhimin e tyre në mënyrë të kufizuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama