Rezistojini një lidhjeje që tashmë ka marrë fund

Rezistojini një lidhjeje që tashmë ka marrë fund
Por ndonjëherë tundimi është më i madh se kontrolli ynë. Ka nga ato vajza që nuk heqin dorë, por vënë në praktikë të gjithë përvojën e tyre, duke përdorur justifikime nga më të ndryshmet (më i zakonshmi është: “Më fal, doja t’i telefonoja dikujt tjetër. I rashë pa dashje numrit tënd”) dhe në fund ndihen patetike dhe budallaqe. Por nëse bëni pjesë në kategorinë e atyre femrave që vendosin të heqin dorë, pra që i lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm, kanë personalitet dhe nuk bien pre e provokimeve, atëherë këto sugjerime bëjnë edhe për ju.

Mendoni për dashurinë

Pas një periudhe vuajtjesh, duhet pak relaks. Ndoshta dashuria mes jush ishte në nivelin maksimal dhe ju mungon jashtëzakonisht vëmendja e tij. Ndoshta për ju, ai ishte unik dhe dëshironi të rikuperoni çdo sekondë që keni qëndruar pranë tij. Por mos u shqetësoni, ngushëllojeni veten duke menduar momentet e bukura që keni kaluar dhe në këtë mënyrë, do të ndiheni më të qetë. Nëse kjo nuk ju ndihmon sadopak, mund të provoni të shkoni edhe në dyqanet e seksit. “Shumë femra po ndryshojnë, por ende sot ka nga ato që e mendojnë se masturbimi është diçka që nuk duhet bërë, duke u justifikuar dhe duke thënë se nuk ju intereson”, thotë një seksolog dhe terapist. “Është një gabim. Nuk është një detyrim që duhet bërë medoemos, edhe pse ndoshta është një praktikë më favorizuese për meshkujt, por nëse një grua nuk fillon të kuptojë se si është bërë, humbet shumë pjesë nga vetja”.

Meditoni

Shkoni në një vend që ju pëlqen, ose në një qoshe të shtëpisë ku ndiheni mirë me veten, nuk ju shqetëson njeri dhe mbyllni sytë. Merrni frymë thellë dhe mendoni për pesë minuta për cilësitë tuaja më të këqija, ato që ju kanë shqetësuar gjithmonë. Të jeni të bindur se do t’i gjeni: shpesh kur ndjejmë mungesën e dikujt, përpiqemi të përqendrohemi te momentet e bukura, duke harruar se cilat janë ngjarjet ose sjelljet që na kanë shtyrë t’i japim fund një lidhjeje. Gjejini dhe mendojini herë pas here.

Shkoni të bëni pazar

Bëjini vetes ndonjë dhuratë, shkoni te parukieri, bëni ndonjë masazh, hyni nëpër të gjitha dyqanet e preferuara, sodisni rrobat, provojini dhe blini atë që ju pëlqen. Nëse keni frikë se mos e teproni, atëherë përmbajuni rregullave që i keni vënë vetes (një fustan pranveror, një palë këpucë dhe një çantë). Nëse jeni konfuzë, sepse nuk dini se çfarë të bëni, atëherë blini atë që ju pëlqen dhe ju rri mirë. Shndërrojeni pazarin në një përvojë të jashtëzakonshme: jepini rëndësi çdo detaji, këpucëve, veshjeve, aksesorëve. Në fund të fundit, ju e dini se çfarë ju nevojitet për të qenë shik, për të qenë perfekte.

Jepini fund njëherë e përgjithmonë

Të mbani lidhjet me ish të dashurin tuaj, herë pas here të shkëmbeni ndonjë e-mail me të, nuk do t’ju bëjë gjë tjetër veçse t’ua vështirësojë edhe më shumë jetën. E njëjta gjë vlen edhe nëse kontrolloni postën e tij, lexoni çfarë shkruan, cilët janë miqtë e rinj, rrëmoni mes fotove të fundit për të kuptuar ndonjë sinjal. Megjithatë duhet ta kuptoni se nuk po veproni mirë. Nëse keni vendosur t’i jepni me të vërtetë fund një lidhjeje, sepse shumë gjëra nuk funksionojnë, atëherë mos u tërhiqni. Hidhni hapin përfundimtar.

Shpërqendrohuni

Më parë kërkonit ngushëllim te puna, miqtë, dëshirat e shfrenuara, për të kapërcyer periudhën e vështirë dhe nuk mendonit për problemet tuaja. Tani që lidhja juaj ka marrë fund, përdorni ato gjëra që më parë ishin vërtet qetësuese për ju. Mbusheni kalendarin me diçka të vlefshme që duhet të bëni me miqtë ose familjen, merrni përgjegjësi të reja në punë, hapni një blog ose regjistrohuni në një kurs. Përqendrohuni te një dëshirë e juaja, që kërkon përkushtim. Nëse e mbani trurin në punë, do të harroni dhe në këtë mënyrë nuk do t’iu bjerë më ndërmend për të.

Mendoni pasojat

Kjo është këshilla e fundit dhe më e rëndësishmja. Kur ndjeni nevojën për t’i telefonuar, t’i dërgoni një mesazh ose një e-mail prisni një moment dhe bëjini vetes dy pyetje: vërtetë dua të rikthehemi bashkë? Po nëse e provojmë sërish, a do të funksionojë? Nëse përgjigjja është jo për të dyja pyetjet, atëherë pse duhet të shqetësoheni? Po, në fillim mund të ndjehemi të emocionuar, sepse do të flasim me të, ose do të takohemi dhe mund ta injorojmë mendimin që të qëndrojmë me dikë tjetër. Po çfarë do të ndodhte pas një telefonate? Dhimbja do të zgjohej sërish. Respektojeni dhimbjen tuaj, por ndërkohë përpiquni ta kaloni atë, duke menduar për momentet e bukura që keni kaluar bashkë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama