Rihanna Ylli i muzikes POP

Rihanna Ylli i muzikes POP
Gjate prezantimit te albumit te saj te trete,Good Girl Gone Bad (2007),ajo ishte nje nga pop staret nderkombetare ne maje te klasifikimeve, nga Gjermania ne Japoni.

Robyn Rihanna Fenty lindur ne Saint Michael, Barbados me 20 Shkurt,1988, ajo gjithmone ka shfaqur bukuri dhe talent qe ne femijeri. Ajo qe me fat kur u takua me Evan Rogers. Ai ishte me pushime ne ishujt Barbados,kur dikush i ndezi radion dhe ai degjoi zerin e Rihannes. Rogers ka zbuluar shume talente perfshire dhe superstare si "NSYNC, Christina Aguilera, Jessica Simpson,Kelly Clarkson,Laura Pausini dhe Rod Stewart. Ai i ofroi asaj nje mundesi qe te regjistronte disa kenge pasi ai pa talentin dhe potencialin e saj.
 
Ne veren e 2005 doli ne treg singel "Pon de Replay" i cili  u prodhua nga Rogers dhe Sturken e cila ishte e nderthurur me ritmet Karaibe dhe pop.

"Pon de Replay" pati sukses te menjehershem, duke ngjitur shume shpejt majat dhe duke u renditur ne vendin e dyte ne The Billboard Hot 100. Pas ketij suksesi Rihanna hodhi ne treg nje singel te ri,"If It's Lovin' That You Want", i cili mbizoteroi ne Top 40.
Ajo me pas nxorri ne treg tre hitet me te medha : "S.O.S" dhe dy Top Tens "Unfaithful","Break It Off".

Albumi i trete i Rihannes, Good Girl Gone Bad (2007), ndoqi suksesin e saj dhe shfaqi nje ndryshim.Ne kete album perfshien edhe bashkepunime me Jay-Z, Ne-Yo, Timbaland dhe StarGate. Singel "Umbrella" ishte hiti i veres. Pas gjithe ketyre sukseseve ishte e qarte se Rihanna eshte nje nder artistet me te medha te viteve 2000.


Perktheu: Suela Rrumbullaku      marre nga yahoo.com

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama