Rihapet dosja per djegien e gazetes Koha Jone. Lesi Te deshmoje Berisha e kreu i SHISH

Rihapet dosja per djegien e gazetes 'Koha Jone'. Lesi: Te deshmoje Berisha e kreu i SHISH

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, ka shkruar mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka rihapur dosjen për djegien e redaksisë së kësaj gazete në vitin 1997. Mësohet se Lesi ka dorëzuar në prokurori një CD me pamje filmike të transmetuara në një Televizion ku paraqitet redaksia e shkrumbuar e gazetës ‘Koha Jonë’.

Ai ka kërkuar që për ngjarjen të dëshmojnë 4 figura të njohura për opinionin publik, në cilësinë e personave që kanë dijeni: ish-kryeministri Sali Berisha, kreu aktual i SHISH, Visho Ajazi Lika, asokohe punonjës në SHIK-un e Gazidedes, Agron Musaraj ish-ministër i Brendshëm dhe ish-drejtori i Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, Agim Shehu.

“Kërkova të pyeten Sali Berisha,Visho Ajazi Lika dhe Agim Shehu. Kërkova të pyetet si person që ka dijeni edhe Agron Musaraj”, ka thënë Lesi. Redaksia e gazetës “Koha Jonë” u dogj më 2 mars të vitit 1997, ndërsa u keqtrajtuan edhe gazetarët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama