Rihapet historia e Ligjit per Teatrin

Rihapet historia e Ligjit per Teatrin
Mimoza Sofroni pohon se Ligji qe po hartohet parashikon hyrjen e arteve nen nje çati: ne Qendren Kombetare te Artit.

Ne kete menyre MTKRS heq barren e sponsorizimit te OJQ-ve dhe kompanive private. A kemi te bejme prape me nje akt demagogjik?

Mimoza Sofroni, drejtoreshe e Arteve ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, me pervoje disavjeçare, thote se urdhri i kryeministrit per ngritjen e Teatrit te Komedise e gjeti ne vale pune grupin e ngritur nga ministria per hartimin e Ligjit "Per Artin".

Ky njehsim gjatesish i valeve te politikes ka te beje, sipas Sofronit, me nje nevoje per te nderhyre ne te njejtin vend ku prej vitesh eshte deshtuar sistematikisht: hartimi i nje ligji dikur, ne vitin 1998 "Per Teatrin", pastaj ne 2005 "Per Artin Skenik" dhe tani thjesht "Per Artin".

Qysh kur ka marre mandatin e ministrit te Kultures, Ferdinand Xhaferaj para dy ditesh shqiptoi per here te pare fjalet Ligj per "Artin Skenik". Pas takimit te ministrit me aktore per ngritjen e Teatrit te Komedise, drejtoresha Sofroni beri te ditur se eshte ngritur grupi i punes per hartimin e nje ligji i cili parashikon hyrjen e arteve nen nje çati: ne Qendren Kombetare te Artit. Ne kete menyre MTKRS heq barren e sponsorizimit te OJQ-ve dhe kompanive private.

Tani qe mesojme cilet jane ata qe po hartojne ligjin, lind pyetja: A kemi te bejme prape me nje akt te paster demagogjik te politikes?

Ne grupin e punes mungojne njerez qe do te jepnin kontribut konkret, kurse kryetar i grupit eshte Besjan Pesha, nje njeri politik i perfshire ne skenen burokratike te kultures dhe arteve vetem prej disa muajsh si drejtor i Pergjithshem i Politikave te Artit ne MTKRS. Nga ana tjeter, shefi i tij, ministri i Kultures deri tani ka treguar se ne rolin e ministrit di te angazhohet ne menyre siperfaqesore e sa per te thene. Keshtu ai kursen energjite qe i duhen per te perballuar rrufete e shefit urdherues.

Nje analize e gjuhes qe kryeministri Berisha perdori ne mbledhjen e qeverise perballe ministrit te Kultures, do deshperonte kedo qe perfshihet qofte edhe rastesisht ne punet e kultures perballe autoritetit shteteror.

Toni represiv dhe fryma paralizuese qe perdor kreu i qeverise (kur i kerkon ministrit te tij "te gjenden sallat dhe t'i jepet nje karakter kombetar" teatrit te humorit dhe satires, apo kur i drejtohet ne kete forme: "Dhe askush nuk mund te te binde qe njerezit nuk duan te qeshin.") jane mikroklime per kultivimin e endrrave dhe qellimeve te deformuara. Hapja e sirtareve ku fle prej 11 vjetesh ligji "Per Teatrin" ka te ngjare te vije nga shtysa si keto.

Zonja Sofroni, pse po e rishikoni Ligjin "Per Artin Skenik"?

Ne planin analitik te integrimit, kur parashikohen te gjitha legjislacionet qe do te duhen te hartohen, lindi nevoja qe te rishikohet Ligji "Per Artin Skenik". Kjo per arsyen e vetme se ky ligj, kufizohej vetem tek artet skenike dhe linte jashte artet e tjera. Per te perfshire nje diapazon me te gjere te arteve e quajtem Ligji "Per Artin".

Ne te njejten kohe kur u be propozimi i kryeministrit per ngritjen e Teatrit te Komedise ne ishim duke punuar mbi kete ligj, konkretisht duke diskutuar se cilat do te ishin institucionet qe krijohen, cilat mbeten apo kalojne ne varesi te Ministrise se Kultures.

Nder keto, krijohet Qendra Kombetare e Artit e cila deri vone mendohej si Qendra Kombetare e Artit Skenik. Ketu perfshihet Cirku qe do te jete Kombetar dhe Teatri i Komedise qe do te jete po ashtu kombetar. Rishikimi i ligjit erdhi si rezultat i mosfunksionimit normal te tij.

Kjo Qender mendohet nen varesine institucionale dhe buxhetore te ministrise?

Ligji "Per Artin" parashikon qe Qendra per Artin te menaxhoje projektet per artet pamore, muzike, teater, financime per botime te ndryshme dhe edukimin kulturor.

Kjo do te thote qe i gjithe fondi qe MTKRS ka per shoqatat dhe individet do te kaloje tek kjo qender dhe do te jete ajo qe do ta menaxhoje kete lloj fondi. Duke bere keshtu te mundur shkeputjen qofte edhe nga ndikimet politike.

Çfare statusi do te kete Teater i Komedise ne kete ligj?

Te gjitha keto institucione edhe Cirku, edhe Teatri i Komedise, jane ne varesi te Ministrise se Kultures. Ato kane nje fond te veçuar qe eshte parashikuar ne buxhetin e shtetit, por ligji aktual qe neve po ndertojme, mendohet qe te ndikoje dhe ne kompeticionin e tyre.

Kjo do te thote qe edhe institucionet Teatrit Kombetar dhe te Operes dhe Baletit te mos kene me mbeshtetje te projekteve nga ministria por te funksionojne me buxhetin e tyre.

Mbi çfare modeli po punoni ju?

Modeli per Qendren i ngjan disi modelit te Qendres Kombetare Kinematografike. Jane propozuar dy variante dhe ne do te shohim se cili do te mbeshtet me teper nga artistet.

Njeri eshte per varesine e Qendres nga MTKRS me nje urdher ministri, sikunder institucionet e varesise, po sigurisht shuma e saj do te jete e parashikuar ne PBA (Projekt Buxheti Afatmesem) per te mbeshtetur individe dhe shoqata qe nuk jane fitimprurese, por zbatohen politika ne njefare menyre te Ministrise se Kultures dhe qe ne te kemi mundesine qe kjo qender te plotesoje politikat tona.

Pasi kesaj do te jete nevoja per nje reforme duke sjelle ne kohe institucionet tona, pa ate mentalitetin e shkuar dhe te çale.

Me kete forme organizimi çfare humbasin institucionet baze?

Une e permenda dhe me pare qe pavaresisht nga buxhetet, teatrove ne fjale u jane dhene atyre per evenimente te ndryshme ose per projekte madhore, - kane pretenduar dhe kane marre shpeshhere nga ministria fonde plus.

Gje qe tani nuk do te ndodhe me, sepse fondet per projekte do te trajtohen nga Qendra e Artit. Ne kete menyre do t'ju jepen shanse dhe mundesi kompeticioni teatrove private qe do te ngrihen.

Nga cilet perbehet grupi i punes per hartimin e ligjit?

Kryetari eshte Besjan Pesha, Drejtor i Pergjithshem i Politikave te Artit, Mimoza Sofroni, Drejtoreshe e Artit, Alma Kokonozi, Drejtoreshe e Drejtorise Juridike, Zhani Ciko, drejtor i Teatrit te Operes dhe Baletit dhe dy specialiste te MTKRS-se. Ligji hartohet nga Ministria, pastaj do ta hedhim per debat.

Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama