Mbetjet e skeletit do t’i nënshtrohen analizave të ADN për të dhëna të detajuara, por sipas kërkuesve që kanë bërë zbulimin, karakteristikat e tij janë të pagabueshme.
Sipas të dhënave, skeleti ka shenja të goditjeve me heshtë, të ngjashme me ato që raportohen nga beteja ku mendohet se ai ka mbetur i vrarë në vitin 1485, në betejën e Bosworth. Në veprën e Shekspirit me të njëjtin emër, mbreti përshkruhet si i pamëshirshëm, gjakatar, me njërën dorë të paralizuar që nga lindja dhe gungaç, të dhëna që në fakt mund të jenë edhe pjesë e trillit letrar të krijuar nga gjeniu i letrave.
Eshtrat u zbuluan në një zonë ku dikur shtrihej një shpellë në të cilën zakonisht pushonte mbreti, e zbuluar nga arkeologët poshtë një parkingu. Historianët besojnë se eshtrat e Mbretit Rikard III u varrosën në manastirin françeskan të Grey Friars në Leicester, por kisha është shkatërruar në vitin 1530 dhe ka humbur pozicionin e saktë.