Rike Roci dhe pasioni i saj per futbollistet shqiptare Ja ke pelqej

Rike Roçi dhe pasioni i saj për futbollistët shqiptarë: Ja kë pëlqej

Rike Roçi apo Larissa Riquelme, e cila është tifozja më seksi në botë? Ky ishte një nga titujt e mediave ndërkombëtare që bëri xhiron e botës, direkt pas ndeshjes Francë-Shqipëri. Fotot e ish-banores më seksi të "Big Brother Albania", Rike Roçi, u shpërndanë me shpejtësinë e erës, duke u konsideruar një spektakël më vete ai që ndodhi në shkallët e stadiumit Vellodrome në Marseille, gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri.

Tashmë "Euro 2016" gjeti binjaken e Rikes nga Shqipëria, me modelen paraguaiane Larissa Riquelme, e cila çmendi një popull të tërë në edicionin e fundit të Botërorit 2014. "Rikja u shndërrua në tifozen seksi të Shqipërisë, e cila me sharmin e saj po bën që lojtarët e Kombëtares shqiptare të harrojnë dy humbjet në Euro 2016", shkruan media italiane, vendi ku Rike ka ushtruar edhe profesionin e modeles, pasi është rritur atje.

sfafsd

Me bukurinë e portretit, ajo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e telekamerave edhe fotografëve duke e fokusuar në ekran, apo duke shkrepur foto pa fund ndërsa ishte në shoqërinë e mikeshës së saj, një tjetër modele nga Shqipëria, por që jeton prej vitesh në Itali, Irid Oxa. Të dyja kishin një të përbashkët, gjoksin e madh të cilin e kishin evidentuar, sa tejkaluan çdo fantazi, pasi dukeshin vërtet joshëse.

"SportMediaset" ishte marrë më shumë me portretizimin e vajzës që u bë e njohur në Shqipëri me pjesëmarrjen në reality-show, dhe po ashtu pak vite më vonë në spektaklin e kërcimit me VIP-a "Dancing with the stars", Riken. Sipas tyre, ajo ka ngjashmëri të plotë me modelen e famshme Larissa Riquelme.

r_1466061860-3193920

Rike Roçi u komentua pa dyshim si tifozja shqiptare më seksi e Kombëtares, e që po qëndron në Francë për të ndjekur ndeshjet e këtij Kampinonati. E pyetur nga "Panorama" se nëse do të qëndrojë dhe këtë fundjavë për të ndjekur ndjeshjen e Shqipërisë me Rumaninë, ajo u përgjigj se me shumë gjasa po, pasi dihet që është një tifoze e pasionuar pas futbollistëvë tanë. Në rekuizitat e Kombëtares shqiptare ajo është fotografuar në pozicione të ndryshme, duke përcjellë ndeshjen minutë pas minute, ku pa dyshim bie në sy gjoksi, për të cilin është komentuar shpesh.

dfasdf

Rrëfimi i parë i Rikes: Lorik Cana futbollisti më seksi, edhe Bekim Balaj s'është keq

Dhe direkt pas bujës në shumë media europiane për praninë e saj në stadium, Rike Rocçi ka dhënë deklaratën e parë për mediat e Kosovës, duke ndarë me publikun emocionet dhe preferencat e saj mes djemve të Kombëtares:

Mund t'i përshkruash emocionet që përjetove gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri?

Emocione të mëdha... Të shohësh aq shumë shqiptarë bashkë në stadium është vërtet emocionuese. Kisha ankth deri në momentet e fundit të ndeshjes.

13472220_1748368535406303_1203057010_n

Kush mendon se është fajtor për humbjen me Francën?

Nuk mendoj se ka fajtor, ne luajtëm shumë mirë, por momentet e fundit u lodhëm.

Cilët janë më të bukur, lojtarët e Italisë apo Shqipërisë?

Italia ka Pelle, që është vërtet shumë i mirë (qesh).

Cili është lojtari më seksi i Kombëtares?

Mendoj se vendin e Lorik Canës nuk e zë njeri, por edhe Bekim Balaj jo keq (qesh).

13487779_1748368538739636_732971076_n (1)

A ishte e qëllimshme veshja për të rënë në sy të mediave?

Jo veshja aspak, thjesht kisha vërtet nxehtë.

Pas Shqipërisë, cila është skuadra jote e preferuar në këtë kampionat?

Pas Shqipërisë, normal jam me Italinë, pasi është vendi ku unë jetoj dhe jam rritur dhe më ka dhënë shumë. Zakonisht tifoze të tilla si ty premtojnë çmenduri...

Çfarë do të bëjë Rike nëse skuadra jonë mund Rumaninë?

S'e di, nëse ndodh, do e shihni vetë (qesh).

Cila do të ishte dhurata jote për lojtarin shqiptar që do të bënte golin e parë në këtë kampionat?

Të bëjë golin njëherë, pastaj e mendojmë.

Mendon se ke ndikuar në promovimin e bukurisë femërore shqiptare me këtë mediatizim që t'u bë në këtë Europian?

Këtë nuk e di, unë veten seksi nuk e ndiej. Ma thonë të tjerët që jam një nga femrat shqiptare më seksi dhe normal për mua është kënaqësi.

Ke takuar ndonjërin nga lojtarët e Kombëtares?

Kjo le të mbetet sekret.

Je single apo në një lidhje?

Thjesht nuk jam vetëm.

asddfasfd

Si njihet në Itali mikesha e Rikes, që u komentua për gjoksin bombastik

Rikja bashkë me mikeshën e saj krijuan një dyshe të parezistueshme vajzash në Velodrom. Edhe pse mediat e prezantuan si kushërirën e Rikes, vetë Rike tha për "Panoramën" se ajo është thjesht mikesha e saj. Mënyra si kishin shfaqur gjoksin bombastik i bëri të binin shumë në sy dhe të komentoheshin pa fund.

rike-roci-2-780x439_1466149679-5331851

Ndërkohë që Riken e njohim në Shqipëri, kuriozitet ngjalli zeshkania që jeton në Itali. Irid Oxa është ideniteti i shqiptares tjetër, që ndonëse është ambientuar me jetën në Itali, flet pak gjuhën shqipe, ndërsa ka përkrahuar Kombëtaren shqiptare para asaj italiane.

Pra edhe Iridi, ashtu si Rike, ndihet plotësisht shqiptare dhe ka ndier me zemër prezencën e saj. Iridi me profesion është modele, një show-girl, që ka synime të mëdha për skenën e showbizit në Itali. Por komentet e shumta në rrjetet sociale e revoltuan atë, duk u dedikuar shqiptarëve një status në profilin e saj në Instagram.

"Jeni popull injorant. Mos gjykoni, pasi ju nuk e dini kush jam unë", shkruante ndër të tjera vajza seksi.

PANORAMA PLUS



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama