Rikthehen gjobat per shkeljen e ligjit antiduhan Task-Force vendos 122 gjoba per 1 muaj

Rikthehen gjobat per shkeljen e ligjit antiduhan, Task-Force vendos 122 gjoba per 1 muaj
Edhe pse ligji antiduhan është konsideruar si i dështuar, kohët e fundit ai është rikthyer dhe me gjabat që janë vënë ka prekur shumë pronarët e lokaleve në kryeqytet. Task-Forcë ka vendosur që të vërë në funksion gjobat për lokalet që nuk zbatojnë ligjin dhe që lejojnë pirjen e duhanit brenda ambienteve të tyre. Sipas një raporti të bërë publik nga Task-Forcë, për gjatë një muaji janë vendosur 122 gjoba për lokalet që lejojnë konsumimin e duhanit.

Në një deklaratë të dhënë për shtyp, drejtuesi i Task-Forcës është shprehur se gjoba nuk do të falet dhe se pronarët nuk mund të apelojnë pranë instiucioneve shëndetësore. Si procedurë, gjobat dërgohen në Gjykatën e Tiranës me titullin ekzekutiv dhe më pas vilen nga zyrat e përmbarimit. Gjithashtu, Shuperka bëri të ditur se aksioni do të shtrihet edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, me synim uljen e numrit të përdoruesve të duhanit, pasi shifrat e nxjerra nga ISHP, raportojnë numër alarmues të personave që humbin jetën nga pirja e duhanit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama