Ka dritë në fund të tunelit për Barcelonën. Pas një sërë rezultatesh negative, katalanasit janë rikthyer ekipi i frikshëm. Djemtë e Enrikes kanë shkatërruar sot 6-0 Gijonin duke marrë kreun e La Ligas, por me pikë të barabara me Atletikon dhe me Realin një pikë më poshtë.
Ndeshja e sotme ka qenë një spektakël i vertëtë pasi bleugranët janë argëtuar shumë në fushë dhe në fund kanë shënuar 6 gola. Mesi, Nejmar dhe Suarez me një "poker" personal ishin protagonistët absolutë të këtij suksesi.
Pas javës së 35-të, Barcelona e sheh veten ne krye të klasifikimit me 82 pikë, po aq sa Atletiko e Madridit, por katalanasit kanë golavarazh më të mirë. Ndërkohe pas tyre vjen Reali me 81 pikë. Tashmë kampionati ka hyrë në një fazë akoma më interesante.