i këtij festivali, Gjergj Prevazi, tha se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të këtij viti, kjo është shfaqja e parë e një trupe kosovare në skenat e vendit tonë. Prevazi, i cili ka përgatitur koreografinë e shfaqjes "Performancë" të trupës nga Prishtina, tha se festivali do të sjellë në Durrës 14 kompani teatrore nga 9 vende të botës.
Trupat teatrore nga Zvicra, Kroacia, Italia, Turqia, Kanadaja, Austria, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria do të ngjiten në skenën e teatrit "Aleksandër Moisiu" të qytetit bregdetar nga data 14-20 prill të këtij viti. Prevazi tha se cilësia e këtij edicioni është mjaft e lartë, falë edhe pjesëmarrjes në edicionin e kaluar të personaliteteve të dancit modern dhe kontemporan, Karine Saporta dhe Naser Martin Gousset.
Pjesëmarrja për herë të dytë e koreografit kanadez Paul Ibey me dy shfaqje, si dhe e koreografëve Catarzyna Gdaniec (Poloni) dhe Marco Cantalupo (Itali), është një tregues i emrit të mirë që festivali ka fituar gjatë këtyre tri viteve, tha Prevazi. Festivali Ndërkombëtar i Dancit Modern dhe Kontemporan organizohet nga shoqata "Durrës Beauty" dhe mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe Bashkia e Durrësit.
Nga Gazeta Shqip