Rikthehet ish-bosi i Megaupload

Rikthehet ish-bosi i Megaupload
Kim Dotcom ose Kim Schmitz, ish-bosi i Megaupload rikthehet sërish! Këtë herë me një projekt për shkarkimin e muzikës online i ngjashëm me iTunes dhe i pagëzuar me emrin Megabox. Arresti shtëpiak dhe procesi gjyqësor që mund ta transferojë drejt Shteteve të Bashkuara ku akuzohet për pirateri me dëme prej miliarda dollarësh nuk e pengon gjermanin t’i rikthehet botës së ëeb-it.

38-vjeçari me platformën e re online, synon të konkurojë të iTunes dhe faqe të tjera të shitjes në internet të këngëve. Por këtë herë, duket se gjithcka do të bëhet në mënyrë të ligjshme, madje me një ofertë të majme për të gjithë artistët.

Kim Dotcom u propozon të gjithë artistëve që do të vendosin të shesin këngët online nëpërmjet krijesës së re të tij në botën e internetit, 90 përqind të fitimeve për çdo shkarkim dhe vetëm 10 përqind për xhepat e tij.

Nuk dihet si do ta presë FBI lajmin për rikthimin e tij vetëm 5 muaj pas arrestimit të tij. Arrestimi i gjermanit, Kim Dotcom, emri i lindjes Kim Schmitz (thërritur ndryshe edhe Dr.Kimble), çoi në mbylljen e Megaupload dhe bashkë me të edhe Megavideo-n. Ai akuzohet se ka fituar mbi 175 milion dollarë nga aktiviteti i tij kriminal duke shkaktuar mbi gjysmë miliard dollarë dëme për kompanitë dhe këngëtarët që gëzonin të drejtat e autorit të këngëve, filmave e shumë prodhimeve të tjera artistike apo jo që shpërndaheshin në faqen e tij të internetit.

Me aktivitetin e tij, 38-vjeçari gjerman njihet deri më sot si pirati më i madh i rrjetit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama