Sot, në Gjermani ka rinisur gjykimi i një gruaje të djegur në turrën e druve, pasi u akuzua si shtrigë rreth 400 vjet më parë. Prifti evangjelist, Hartmut Hegeler, ka nisur betejën ligjore për rehabilitimin e Katarina-s, e cila u torturua dhe u vra si magjistare në vitin 1627, në Këln. Edhe pse nuk ishte mëngjarashe, një tipar që në atë kohë thuhej se e kishin vetëm shtrigat, ajo u detyrua të shkruajë mbrojtjen e saj me dorën e majtë e më pas ishte lidhur e djegur por së gjalli. Henot në atë kohë punonte si drejtuese e postës dhe besohet se akuzat ishin komplet nga rivalët e saj. Në Gjermani, në vitet 1500–1782 janë ekzekutuar mbi 25000 femra, të dyshuara si shtriga. Ky nuk është gjyqi i vetëm i kësaj natyre. Nëpër shumë qytete të Gjermanisë po mbahen procese të quajtura “rehabilitimi i shtrigave”, për të vendosur në vend dinjitetin e tyre.