Rio De Zhaneiro shpall emergjencen financiare para Olimpiades

Rio De Zhaneiro shpall emergjencën financiare para Olimpiadës

Guvernatori i Rio De Zhaneiros ka deklaruar emergjencën financiarë të premten, duke kërkuar fonde federale për të përmbushur detyrimet për shërbimet publike gjatë Lojërave Olimpike që nisin më 5 gusht.

_62257823_hi015696863

Sipas njoftimit zyrtar, nevojiteshin urgjentisht fonde të tjera në mënyrë që të shmangej një "kolaps total në sigurinë publike, shëndet, edukim, transport dhe menaxhim të ambientit".

Të ardhurat e shtetit të Rio De Zhaneiros, të lidhura ngushtë me industrinë e karburanteve, ranë ndjeshëm në dy vitet e fundit pasi çmimet pësuan një kolaps në tregun ndërkombëtar.

Rio De Zhaneiro pret rreth 500 mijë vizitorë të huaj gjatë Lojërave Olimpike, të cilat kanë koinçiduar me recesionin më të keq në Brazil që nga viti 1930 dhe një krizë politike e cila gjatë muajit të kaluar solli edhe pezullimin e presidentes Dilma Rusef.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama