Rite pagane ne antigone

Rite pagane ne antigone
Ne mjediset e “muzeut te hapur” te Parkut Arkeologjik te Antigonese ne Gjirokaster rreth 20  grupe perfaqesuese nga krahina te ndryshme te vendit moren pjese ne veprimtarine kulturore  “Festivali i Katert i Riteve Pagane dhe Lojnave Popullore – Antigone 2010”, organizuar nga Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, Zyra per Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik te Antigonese me mbeshtetje te Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve.

Ky festival eshte nje nga veprimtarite me masive te fokusuara ne fushen e ruatjes se trashegimise shpirterore qe ka nisur te organizohet ne menyre te perviteshme prej vitit 2007 nga stafi i Zyres per Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik te Antigonese. Festivali synon te zgjerohet nga viti ne vit duke mbuluar fushen e evidentimit te vlerave te trashegimise se lashte shpirterore kombetare e nderkombetare duke realizuar njekohesisht edhe  qellimin per nxitjen e zhvillimit te nje turizmi te qendrueshem kulturor ne kete Park dhe komunitetin e fshatrave perreth. Ai ka nisur dy vjet me pare si nje bashkepunim i stafit te ZAKPAA, komunitetit vendas dhe organizatave te ndryshme donatore. Organizatoret dhe komuniteti i banoreve te zones e shfrytezojne veprimtarine jo vetem per zhvillimin e turizmit kulturor ne kete zone, por edhe per te ruajtur rite dhe tradita te lashta qe jane duke u zhdukur duke nxitur deshiren e moshave te reja per te interpretuar ritet dhe lojnat e lashta pagane.

Si fillim, ne vitin 2007 aktiviteti ka pasur karakter lokal qe perfshiu dy bashki dhe disa komuna te rrethit te Gjirokastres, ne vitin 2008 u zgjerua duke perfshire pjesmarrjen e grupeve nga rrethet e rajonit jugor si, Gjirokastra, Tepelena, Saranda, Permeti dhe Delvina, ndersa ne  vitin 2009 organizatoret ftuan 15 grupe artistesh dhe interpretuesish te riteve te lashta dhe lojnave popullore duke synuar per ta kthyer nje aktivitet me shtrirje me te gjere. Ne “Festivali i Katert i Riteve Pagane dhe Lojnave Popullore – Antigone 2010”  jane thirrur rreth 20 grupe te te gjitha moshave te cilet shfaqen mes rrenojave antike te Antigonese rite te ndryshme pagane dhe lojna popullore qe ruhen ende ne keto komunitete. U pelqyen veçanerisht grupi i Gramshit me ritin humoristik te “Mllixhiu bluan sevdane” dhe rite te dasmes gramshiote, grupi i Mrezhanit Kelcyre me lojrat e  lashta “Kalaja e çobanit” dhe “Muri i rrezuar”, grupi i “Asim Zenelit” “Riti i yshtjes” dhe “Lojen e marramendjes”, grupi i komunes Krrabes nga Tirana me “Riti i dordolecit”, Ritet e Dites se Veres, grupi i Lunxherise me ritet “Dita e Manakut”, “Boganiqet”, “Muçi ha balte” dhe “Ikni gjarperinj”, grupi i shkolles “Koto Hoxhi” Gjirokaster me lojen “Dhelpra e çale”. Çmimin e pare te festivalit e meritoi grupi shkolles se mesme ekonomi – turizem “Antoni Athanas” nga Saranda me interpretimin e “Legjendes se Kauut” nje inskenim me ledhenden simbol te krahines se lashte te Kaonise qe u ekspozua per here te pare perpara publikut.

Ritet pagane dhe lojnat popullore perbejne vlera te paçmuara te kultures kombetare dhe shprehin vlera te caktuara te muntikulturave dhe bashkjeteses mes ketyre kulturave te lashta. Eshte me rendesi te veçante jo vetem per ruatjen e ketyre vlerave te trashegimise kulturore, transmetimi i tyre nga nje brez ne tjetrin, por edhe organizimi i tyre si ngjarje kulturore ne funksion te zhvillimit te turizmit kulturor. Per realizimin e kesaj ideje eshte dashur qe te realizohet nje bashkepunim i ngushte me strukturat e pushtetit vendor, drejtorite arsimore, qeverite e nxenesve dhe komunitetete ne mbeshtetje te njohjes, ruajtjes dhe mbartjes  se vlerave te trashegimise kulturore dhe historike. Organizimi i pervitshem i kesaj veprimtarie ne parkun Arkeologjik te Antigonese i ka sherbyer njekohesisht edhe nje promovimi me te mire dhe me te plote te Parkut Arkeologjk te Antigonese nepermjet aktiviteteve kulturore ne terren te hapur.

Festivali u shoqerua edhe me veprimtari te tjera promovuese si panairi i zejeve dhe guzhines tradivionale te Lunxherise organizuar nga komuna Antigone, promovimi i librit me karakter studimor per ritet e lashta te Breggdetit Jonian me titull “Marrdhenie te riteve dhe kulteve te Bregdetit Jonian dhe ato nderkufitare” te autores Irena Gjoni  (Papa) organizuar nga Shoqata Kulturore “Gjinokastra”, etj.

Ky event krijoi mundesi per rigjetjen e motiveve te kostumeve te kohes se lashtesise, sipas grup moshave dhe gjinise, ne sherbim te aktiviteteve te tjera qe shtojne te ardhurat e parkut sie janw fotografia, filmimi dhe shfaqet e teatrit antik ne mjediset e renojave te qytetit te Antigonese. Krijimi i buletinit te lojnave dhe riteve pagane qe ruhen ende ne memorje komuniteteve qe do te pergatitet ne vazhdim nga organizatoret e festivalit do te behej nxitje per brezin e ri per hulumtimin dhe interpretimin e lojnave dhe riteve pagane.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama