Rizvani nuk e ben drame Vendi i trete i arritshem

Rizvani nuk e bën dramë: Vendi i tretë, i arritshëm

Kapiteni i Teutës, Bledian Rizvani, nuk e bën dramë barazimin ndaj Kukësit. Sipas portierit, skuadra durrsake tregoi që ka shpirt gare dhe me pak fat mund ta fitonte ndeshjen. Ai thekson për "Panorama Sport" se kjo skuadra do ta kapë vendin e tretë.

Ndeshja e futbollit, Teuta-Terbuni i Pukes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nAlbanian Super League football match Teuta vs Terbuni of Puka, 2-1, at the Niko Dovana stadium in Durres.

"Kishim pritshmëri për ndeshjen me Kukësin. Ishim përgatitur për ta fituar, por fati nuk ishte me ne. Çunat zhvilluan një lojë shumë të mirë, dhanë maksimumin dhe me pak fat ndeshjen mund e duhet ta kishim fituar. Por, edhe Kukësi pati meritë në këtë rezultat.

Pavarësisht se nuk ndryshoi diferenca mes nesh, në vazhdim nuk do të ketë më gabime të tilla. Kanë mbetur edhe 5 finale. Duhet të marrim maksimumin deri në finish, pasi vetëm kështu mund të renditemi të tretë dhe sigurojmë Europën.

Duhet që të jap më shumë se 100 për qind në fushë. Tashmë çfarë iku nuk duhet diskutuar më. Nuk ka më kohë për kthim pas. E vetmja detyrë që kemi, është që t'i marrim ndeshjet një e nga një. E radhës është në Pukë. Një kundërshtar që meriton vlerësim.

Pukjanët, edhe pse të rënë, po befasojnë. Ata fituan në Korçë, ndaj kundër nesh do të kenë moral të lartë. Nuk kanë çfarë humbasin dhe do të luajnë pa presion. Ndaj, edhe ne nuk duhet që t'i nënvlerësojmë. Do të ishte vrastare kjo gjë dhe jo vetëm ndaj Tërbunit, por të gjithë ekipeve.

Kampionatit sa vjen dhe i ngushtohet rrethi. Nuk ka më kundërshtar të lehtë. Janë të gjitha finale. Shpresoj që ta mbyllim me sukses këtë kampionat që për hir të së vërtetës i kemi dhënë bukuri me paraqitjet tona", tha portieri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama