Mike Dobson dhe David Gilday, dy inxhinierë nga Amerika kanë ndërtuar një makineri në gjendje që të formojë me ngjyrat uniforme faqet e kubit të rubikut. Ajo çka përbën lajm është që diçka e tillë kryhet për një kohë rekord 5,35 sekonda, duke arritur të thyejë me 3 të dhjetat rekordin e mëparshëm "njerëzor", i cili është arritur më 25 qershor nga australiani Feliks Zemdegs. Cubestormer II, e ndërtuar për konferencën në lidhje me gjysmëpërçuesit ArmTechCon që po përgatitet për tu hapur në Kaliforni, është realizuar nëpërmjet katër pakove Lego Mindstorm që kanë "trurin" e një smartphone.