E ardhmja e tij te Reali i Madridit mund të jetë në dyshim, por Hames Rodrigez e ka marrë me sportivitet këtë çështje, duke shijuar pushimet në Majemi me familjen e tij.
Fantazisti Rodrigez ndihmoi Kombëtaren e Kolumbisë për të zënë vendin e tretë në Kupën e Amerikës, pasi eliminuan vendin organizator të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
24-vjeçari, ish-ylli i Portos dhe Monakos, u shfaq gjithë kohës entuziast përkrah bashkëshortes së tij Daniela Ospina, duke luajtur volejboll në plazh. Një sport ky që futbollisti e ushtron shpesh në Spanjë me madrilenët.
Por tashmë e ardhmja e tij në Spanjë është në pikëpyetje, pasi janë hedhur në sulm dy gjigantët e Premier League, Çelsi dhe Mançester Siti.
Ylli i Kolumbisë iu bashkua klubit spanjoll në vitin 2014 për 63 milionë sterlina.