Roja dhe shoferi trashegojne 1.5 milione $

Roja dhe shoferi trashegojne 1.5 milione $
Alan Meltzer, një manjat i njohur i industrisë diskografike njujorkeze ka lënë trashëgim 1.5 milionë dollarë për rojen dhe shoferin e rezidencës ku jetonte. Sipas ‘The New York Post’, Meltzer i cili vdiq në moshën 67-vjeçare nuk pati fëmijë me ish-bashkëshorten e tij nga e cila u divorcua vitin e kaluar dhe në këtë mënyrë vendosi që 1 milionë dollarë t’ia jepte shoferit dhe 500 mijë dollarë rojes së godinës në lagjen Upper East Side.

Shoferi Jean Laborde, 54-vjeçar, ka deklaruar se nuk e di ende se çfarë do të bëjë me këto para, por e ka të qartë se çdo vit do i dërgojë lule tek varri themeluesit të Wind-Up Records.

“Ishte një njeri shumë i mirë. Më ka lënë paratë, por sërish jam i hidhëruar sepse ai nuk është më mes nesh”, ka theksuar Laborde, baba i pesë fëmijëve.

Diana, ish-bashkëshortja e tij, theksoi se nuk i interesonte fare se kujt do ia linte pasurinë.

“Nuk më intereson fare sepse jemi të divorcuar dhe ai tashmë ka vdekur”, theksoi Diana.

Alan Meltzer e themeloi në vitin 1997 shtëpinë diskografike dhe ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në popullarizimin e hard-rock-ut në fund të viteve ’90. Mes grupeve më të famshëm që kanë kaluar në duart e tij janë Creed dhe Evanescence.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama