Sot, afro 900 vjet nga krijimi i uni-versitetit të parë, universitetet kanë ndryshuar jo vetëm për-masat, por çfarë është më e rëndësish-mja edhe rolin e misionin e tyre. Ndoshta pretendimi për të krahasuar universitetet e sotme me ato të sheku-jve më parë mund të duket tepër vin-tagedhe, për dikë, ndoshta i tejkaluar, sepse krahasimi edhe me vetëm 50 vjet më parë mjafton për të pohuar se uni-versitetet kanë ndryshuar. Në ditët e sotme universitetet nuk janë më godinat e zymta ku dëgjohet vetëm zëri i akademikëve me mjekër dhe klasa që ndiqen nga studentët me nota më të mira me synimin për të studiuar e raportuar se çfarë ndodh brenda mureve të laboratorit. Larg qoftë! Asnjë nuk do shkonte me dëshirë në një universitet të tillë! Sot univer-sitetet janë shndërruar në mundësi jo vetëm për dije, por edhe për mirëqenie, jo vetëm për aftësi, por edhe për konkurrencë.
Pra, përtej gjetjes së zgjidhjeve për çështje të rëndësishme që lidhen me shkencat e natyrës ose me ato ekonomike e sociale dhe informim-it të shoqërisë për këto gjetje, gjithmo-në e më shumë universitetet po kërkoj-në të informohen se çfarë ndodh në shoqëri, të jenë në simbiozë me të, të japin e marrin jo vetëm programe, por edhe ide e kapital njerëzor. Sigurisht që është e vështirë të lis-tosh të gjithë faktorët që ndikuan në “hapjen” e universiteteve ndaj “halleve” të shoqërisë, ose të përpiqesh të gjesh se kur ndodhi një ndryshim i tillë në vende të ndryshme të botës, e rëndësishme është të theksojmë se të gjitha univer-sitetet po e zëvendësojnë konservator-izmin ndaj kurrikulës me liberalizmin, pra në favor të një nxënieje më të pasur, më fleksibël dhe në funksion të tregut të punës e së përditshmes; po e pasuro-jnë profilin e akademikut klasik me atë të një personi me status më heterogjen, me cvtë pasur me aktivitete të suk-sesshme që përfshijnë jetën publike dhe/ose private.
Sot universitetet kanë hapur dyert për çdo individ nga sektori privat a publik që ka një mesazh për të dhënë, një fabul për të ndarë ose një ide-ologji për të transmetuar dhe janë bërë më të ndërgjegjshme për rolin që kanë, sepse ndjekin me vëmendje shoqërinë, duke u shndërruar në një lloj barome-tri social që synon jo vetëm të jetë sink-ron me çdo trend të saj, por edhe të para-shikojë e shpjegojë zhvillimet e prit-shme.
Në Shqipëri sektori universitar pë-soi ndryshime të paimagjinueshme pas viteve ‘90. Shfaq ja e universiteteve private mund të quhet si një ndër fak-torët kryesorë që ndikuan në hapjen dhe, bashkë me të, edhe në ndryshimin e misionit edhe të universiteteve shq-iptare. Autonomia, kryesisht financi-are, ishte një start i mirë për secilin prej tyre. Ato ofruan gjithçka që kërkohej tek universiteti shtetëror dhe që mun-gonte: akses për të gjithë dhe ku të du-ash, si për shembull juridik, shkenca sociale, stomatolog ji, f armaci, psikologji; infrastrukturë dhe shërbim të shkëlqyer; personel akademik dhe administrativ të përkushtuar. Shpejt a vonë, mirë a keq, ky është një argu-ment tjetër, por themelet e koncepteve tona se kush duhet të shkojë në univer-sitet dhe pse, çfarë duhet të mësojë dhe si, pësuan krisje të rëndë me shfaq jen e “privatëve” në këtë sektor.
Një hamendësim mund të jetë se kishte ar-dhur koha, ose edhe se universiteti shtetëror e kishte nisur, pak nga pak, që më parë, një ndryshim të tillë dhe mjafton të ecej në atë rrugë – por fakt është që me shfaq jen e “privatëve” ndryshimi i misionit të shkollimit në universitet u bë emik: preku çdo degë e çdo lëndë dhe, për më tepër, ndikoi, në kuptimin që mund të përfitonte prej tij, çdo i ri shqiptar që aspironte për më shumë. Më 2007, shteti shqiptar sank-sionoi me ligj rolin e ndryshuar të uni-versiteteve duke kërkuar prej tyre “të krijojnë, të transmetojnë, të zhvillojnë e të mbrojnë dijet” jo vetëm me anë të mësimdhënies e kërkimit shkencor, por edhe me anë të “shërbimit”, si dhe të ndihmojnë “zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar e rajonal”.
Për herë të parë në historinë e zh-villimit të saj shoqëria shqiptare ka një numër kaq të madh institucionesh të arsimit të lartë: plot 49. Të pohosh se të gjitha universitetet që operojnë në Shqipëri ecin në trendet e mësipërme, sigurisht që duhet të jesh ose naiv, ose të punosh në Ministrinë e Arsimit, sa kohë që vazhdohet të jepen licenca për institucione të arsimit të lartë kur nuk jemi ende në gjendje të identifikojmë se çfarë shkon mirë dhe jo në këto që kemi, cila është patologjia e tyre dhe si të ndërhyjmë! Pra, çfarë bëhet në këto institucione, çfarë ofrohet dhe si, nga kush dhe përsëri si, që e përkthyer në gjuhë akademike: A është misioni i kë-tyre universiteteve, tashmë në termin “identitet personal”, në përputhje me kërkesat që shtron ligji dhe shoqëria?
Një faktor tjetër që ka ndikuar neg-ativisht në mirëpërmbushjen e mision-it të universiteteve është mungesa e një filozofie të përshtatshme shkollimi, filozofi që t’u përgjigjet të gjitha kate-gorive të dijeve me të cilat regjistrohen studentët në vit të parë. Kështu, ndo-nëse jemi të ndërgjegjshëm se Matura Shkollore, megjithë synimin e mirë për të cilën u krijua, paraqet defekte se-rioze sa i takon korrektësisë së certifi-kimit të dijeve, përsëri ne pranojmë në universitet, duke i marrë si të mirëqe-na, përfundimet e saj.
Për më tepër, pa-varësisht mesatares së notës me të cilën studentët hyjnë në universitet, cikli i studimeve quhet i mbyllur për të gjithë njëlloj (përjashtojmë rastin se çfarë ndodh gjatë rrugës, po hipoteko-jmë teorikisht): pra cikli i parë, për sh-embull, zgjat 3 vjet si për atë që di “shumë” dhe për atë që di “hiçasgjë”, dmth nuk jemi në gjendje të gjejmë një ekuilibër ndërmjet dëshirës për të vazhduar shkollën e lartë dhe mundë-sisë për ta realizuar atë, sepse “hiças-gjëja” do vazhdojë të jetë “hiçasgjë” ed-he për 3 vitet në vijim, për më tepër me hiçmosgjënë e tij pengon dhe ul stekën edhe për atë që dinte “shumë”. Një filo-zofi e përshtatshme shkollimi do të thotë pranim për të gjithë, por kohë shkollimi selektive: nëse “hiçasgjë” i duhen 5 vjet, le t’i themi se “ti bëhesh për 5 vjet, por ama bëhesh” dhe nuk gënjejmë as atë dhe as veten.
Ose mund të ecet me shembullin e kolegjeve, si për shembull në ShBA. Të gjitha universitetet (përfshirë edhe ato që kanë thjesht statusin e in-stitucionit të arsimit të lartë) duhet të vlerësohen dhe të rankohen në bazë të çdo programi, si e ofrojnë mësimd-hënien, sa i shërbejnë transferimit të dijeve, sa i përmbahen kërkesave që sh-tron ligji për arsimin e lartë. Shqipëria është nga vendet e pakta në botë, në mos i vetmi, që ka agjencitë për vlerës-imin e institucioneve të arsimit të lartë, por nuk ka listën, që ka ideologjinë, por nuk vë në lëvizje levat për zbatimin e saj. Sigurisht që më të humburit da-lin prindërit, që në mungesë të një bu-sulle orientimi se kush është univer-siteti më i mirë, hallakaten në la-birinthet e çmimeve dhe të reklamave dhe çojnë dëm jo vetëm paratë, por ed-he edukimin e të ardhmen e fëmijëve.