Roma vendos ti jape duart Francesko Totit

Roma vendos ti japë duart Françesko Totit

Kemi mbërritur në fund. Drejtuesit e klubit të Romës kanë vendosur unanimisht që të mos e rinovojnë bashkëpunimin me kapitenin Françesko Toti, të cilit i përfundon kontrata me klubin verdhekuq pas dy muajsh.tottiKrerët e Romës mësohet se e kanë argumentuar këtë vendim me pretendimin se Toti nuk është më në gjendje të japë kontributin e tij për ekipin në nivele të larta.

As paraqitja pozitive në pjesën e dytë të takimit kundër Bolonjës nuk i ka shërbyer numrit 10 për t'ua ndryshuar mendjen drejtuesve të klubit kryeqytetas lidhur me gjendjen e tij. Tashmë, kapiteni është vetëm në pritje të një komunikate zyrtare nga ana e verdhekuqve dhe, më pas, është gati për t'i "varur këpucët në gozhdë".

Me shumë gjasa, njoftimi zyrtar do të vijë në fund të sezonit, mirëpo kapiteni duket se ka kuptuar gjithçka. Heshtja e drejtuesve dhe fjalët e presidentit Xhejms Palota nga Bostoni janë treguesi i radhës për fundin e aventurës së Totit në kryeqytet. Takimet kundër Napolit, Torinos dhe Kievos do të jenë sfidat e fundit të Totit në "Olimpiko" si kapiten.

Pritet që trajneri i Romës, Luçiano Spaleti, t'i japë hapësirë futbollistit për disa minuta, në mënyrë që të përshëndetet me tifozë. E ardhmja e italianit ka ndryshuar në vetëm pak muaj, teksa me Rudi Garsian në stol, kapiteni e kishte të sigurt qëndrimin edhe në sezonin e ardhshëm, mirë- po, mbërritja e Spaletit, me të cilin nuk ka arritur dot të ndërtojë një marrëdhënie të mirë, ka bërë që të mbyllet para kohe aventura me Romën.

Sakaq, flitet se kapiteni u ka kërkuar miqve të ngushtë të jenë të pranishëm në stadium për të ndjekur sfidat e fundit të Totit me fanellën e Romës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama