Një grup psikologësh britanikë janë kundër romaneve që propagandojnë tematikë të tillë, në veçanti që flasin për femra të cilat nxisin pasionin mashkullor, ndërsa nga ana tjetër, nuk janë në gjendje ta kontrollojnë pasionin e tyre. Sipas ekspertëve, romanet duhet të flasin për mënyrën reale të kuptimit të botës, ndërsa romanca si referencë interesante për këto romane duhet të shpjegohet në mënyrë të drejtë.
Një tjetër element për t’u përmendur është edhe pasiguria shëndetësore që ofrojnë romanet e tilla kur është fjalë për marrëdhëniet seksuale. Pasi që, në kundërshtim me punëtorët shëndetësore që rekomandojnë përdorimin e prezervativit, shkrimtarët e romaneve romantike janë kundër seksit të sigurt.