Romir Zalla Teatri ne Shqiperi si dashuria ne kohen e koleres

Romir Zalla: Teatri ne Shqiperi, si dashuria ne kohen e koleres
Aktori i njohur i spektaklit Portokalli rrëfen jetën artistike dhe problemet e teatrit shqiptar. Është pa dyshim një prej emrave më të talentuar të aktorëve shqiptarë, i cili për vite me radhë ka sjellë para publikut personazhe dhe karaktere nga më të ndryshmet. Për të gjitha këto aktori i njohur Romir Zalla sot është pa dyshim një prej emrave, i cili ka bërë për vete publikun brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë. Aktori i njohur në spektaklin

Portokalli në një intervistë dhënë gazetën SOT tregon se si nisi udha e tij me aktrimin për të mbërritur deri tek emri i suksesshëm që ai mban sot. I qetë dhe shumë komunikues, duke folur për jetën e tij artistike ai tregon se çfarë i kanë falur rolet dhe emocionet që ka marrë prej tyre, por dhe si është pritur tek publiku. Më tej në vijim të kësaj interviste aktori Zalla thekson dhe disa problemet që has sot teatri shqiptar. Sipas tij teatri shqiptar duhet të shkëputet nga mentaliteti i fund viteve 80 dhe fillimi i viteve 90. Ai tregon se jemi në vitin 2010 dhe në kuptimin e politikës afat shkurtër kulturore është emergjente bërja e ligjeve dhe rregullave për komunitetin artistik teatror. Sipas tij duhet urgjent një status për artistin, sepse çdo kategori shoqërore ka, ndërsa artisti nuk ka status dhe vazhdon të konsiderohet nga shteti si loçoja i oborrit apo si karagjoz, që ka për detyrë të bëjë teatër, ndërkohë që nuk është kështu. Sa i takon pjesëmarrje së tij në spektaklin e humorit Portokalli ai tregon se jo vetëm për numrat që bëhen, por vetë Portokallia është e tillë që të luftojë fenomenin, të luftojë politikën e gabuar dhe të nxjerri në pah problemet sociale.

Me këtë sens janë edhe numrat që janë bërë nga dyshja e aktorëve Zalla-Orhanasi, ku gjithmonë ata janë kapur me këtë ide, që të merren me një problem të caktuar dhe të jenë sa më aktual. Para disa ditësh ai u ngit në skenën teatrore falë një bashkëpunimi me regjisorin Alfred Trebicka në komedinë gri Ana. Për këtë bashkëpunim aktori Zalla tregon se me regjisorin Trebicka kanë punuar që në kohën kur ka qenë në Akademinë e Arteve, ndërkohë që ata kanë pasur dhe shumë bashkëpunime të tjera. Ai tregon se ky nuk është projekti i parë, por ky është vazhdimësia e një marrëdhënie profesionale.

Çfarë ju ka dhënë spektakli i Portokallisë gjatë këtyre shtatë viteve?

Më ka mësuar se çdo të thotë që të vihesh në pozita pune të përhershme edhe të kapësh ritmin e duhur për të qenë gjithmonë në lartësinë e duhur. E mira e madhe dhe e vetme  e Portokallisë është që ky është një vend ku njerëzit punojnë dhe japin maksimumin me një ritëm të çuditshëm dhe në fund kjo është një eksperiencë shumë e mirë që mund të fitojë një aktor në rrethana të tilla pune. Për  kushtet që ka Portokallia çdo javë një spektakël dhe ai duhet të jetë më i mirë se ai i javës që shkoi. Gjithmonë duhet të jesh në lartësinë e duhur dhe ritmi është i shpejtë dhe kërkohet kërkesë llogarie, profesionalizmi dhe gjithmonë duhet që ta mbash publikun të lidhur me veten dhe ti ofrosh çdo javë e më tepër një gjë akoma më të mirë. Kjo është ajo që mua më ka ofruar Portokallia. Java është fjala, pasi ne kemi vetëm katër ditë kohë për tu përgatitur për spektakël, të hënë, të martë të mërkurë dhe të enjte. Kështu që i bie që ne të mos punojmë as dhe një javë, pasi ne dalim në shfaqje vetëm pas katër ditësh.

Humori që ju sillni para publikut në shumë raste merret dhe me fenomenin?

Jo vetëm për numrat që ne kemi bërë, por Portokallia është e tillë që të luftojë fenomenin, të luftojë politikën e gabuar, të nxjerri në pah problemet sociale etj. Ky spektakël të jetë sa më ngacmues dhe humori mundësisht të shkojë deri në satirë. Në këtë sens edhe numrat që ne kemi bërë dyshja Zalla-Orhanasi gjithmonë me këtë ide jemi kapur, që të merremi me një problem të caktuar dhe të jemi sa më aktual.

Para publikut u prezantuat për herë të parë në këtë spektakël me Llambin. Diçka rreth rolit tuaj?

Marrëdhënia burrë-grua është një marrëdhënie universale, por kjo marrëdhënie si marrëdhënie e dy të kundërtave gjithmonë gjeneron energji, humor, vogëlsira etj. Nuk është se unë e kam pasur shuam problem për tu përshtatur, por e kam thënë dhe herë tjetër që më ka ndodhur që kam takuar njerëz në rrugë dhe më kanë thënë, po ti ku i di marrëdhëniet e mia me gruan mos ke qenë pas derës sime( qesh), sepse e theksoj dhe njëherë që marrëdhënia burrë-grua është një marrëdhënie universale, sepse si Llambi mund të ketë burra pa fund. Llambi është një burrë, i cili nuk arrin që të kuptojë gruan e tij, nuk arrin të kuptojë se si funksionon një marrëdhënie me një femër. Ai ka për grua një femër të zakonshme, por që në përditshmërinë e jetë së tij merret me gjëra të çuditshme, të cilat atij i bëjnë përshtypje dhe si rrjedhojë sjellin dhe humor,si pse nuk e vendose sapunin në vendin e vet pasi lave sytë, pse i hodhe çorapet e palara në korridor dhe jo në banjo, do të shkojmë diku për vizitë por nuk kam, se çtë vesh etj. Ka një milion gjëra të tjera në një marrëdhënien e një çifti burrë-grua që mund të ta çojë mendjen si Edra dhe Llambi.

Si ndiheni nga fakti që jeni bërë një emër i njohur për publikun shqiptar?

Është detyra e aktorit që të bëjë më të mirën duke u rritur profesionalisht. E vështira në këtë mes është që duhet të dish ta mbash suksesin. Televizioni ose një spektakël i tillë, diçka që ka të bëjë me një konsum të përditshëm, ashtu siç të ngre ashtu dhe mund të të ulë. Lufta nuk është për ti bërë njerëzit për të qeshur, por lufta është për ti bërë njerëzit që  ata të mendojnë, pasi vetëm ajo të mban të lidhur me publikun dhe vetëm ajo të bën që njerëzit të të mbajnë mend për atë që ti dhe, për atë që ti e shtyve në imagjinatë publikun që ta sohi me sytë e mendjes së tij. Është një keqkuptim i madh që ndodh në përgjithësi në Shqipëri me njerëzit që bëjnë humor. Nuk mjafton thjesht që të bësh njerëzit për të qeshur dhe gjithçka mbaroi.

Në shtatë vite në spektakël, cili ka qenë për ju roli më i veçantë?

Gjithsekush prej roleve ka pasur specifikën e vet, por Llambi ka pasur specifikën se ka qenë roli i parë dhe mbahen mend sot dhe kësaj dite. Një dyshe shumë e mirë ka qenë dhe dyshja Endri dhe Tobi. Dyshe angleze, humor anglez, ndoshta ka qenë pak e hidhur dhe pak satirike. Njeriu gjithmonë kundërvepron dhe kur nuk i pëlqen në gjë ai thotë që nuk e kupton, por në fakt ata e kanë kuptuar, por kështu janë dhe ato të ashtuquajtura debate mediatike kur dy njerëz nisen dhe diskutojnë me njëri-tjetrin, ata në vend ti nxjerrin kokën problemit kalojnë në personale dhe arrijnë dhe shajnë njëri-tjetrin. Jo vetëm politika, por politika ka një fat të madh, të cilin asnjëherë nuk ka ditur që ta shfrytëzojë, por dhe nganjëherë ajo ka ditur që ta shfrytëzojë. Politika ka fatin, që atë që ajo bën që të gjitha gjenerohen në shoqëri. Nëse politika është ku thërret qameti dhe kjo padiskutim që reflektohet në shoqëri dhe prandaj ne kemi një shoqëri të dhunshme, që nuk dimë të zgjidhim as dhe një problem të vogël me një komunikim normal. Pa ashtu dhe Tushe dhe Agushi ka qenë një dyshe shumë e mirë, madje ka qenë një dyshe të cilën ne e zhveshëm pak nga humori i hollë për ta bërë më popullor më afër njerëzve, unë nuk do ti ndaja rolet.

Me Marinin keni kohë që interpretoni dhe jeni bërë tashmë një dyshe fantastike, e mendoni që do të vijoni akoma bashkë?

Unë dhe Marini kemi 7 vjet që bashkëpunojmë dhe kjo ka sjellë të mirën, e cila është e vështirë që të arrihet që në një shfaqje teatri mes dy partnerëve të ketë një komunikim aq realist sa publiku të mos të ndajë se ku fillon shfaqja dhe ku mbaron shfaqja dhe ku fillon realiteti. Na ka ndodhur me shfaqjen Ana që edhe kur ajo mbaronte dhe fikeshin dritat ne ishim në skenë që publiku të duartrokiste se shfaqja mbaroi, por publiku nuk duatrokiste pasi mendonte se do të fillojë një skenë tjetër. Na thanë që ne nuk arrinim të dallonim se ku fillonte dhe ku mbaronte dyshja Marin-Romir dhe ku mbaronte dyshja e bur

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama