Nje ze i mrekullueshem,nje kendim i perpikte i Rones,nje tekst shume i gjetur i Aida barakut dhe nje muzike super prej Armend Rexhepagiqit ben qe “Shko pastro pas saj” te nxjerr ne pah fuqine artistike te Rona Nishliut e cila kete vit nuk ka pasur shoqe per tu krahasuar.Nese nje dite do te shkruhet historia e muzikes se lehte shqiptare,”Shko pastro pas saj” do te ishte kolona zanore e 2007,si nje prej kengeve me te arrira profesionalisht ne muziken tone te lehte, jo vetem te viteve te fundit,por dhe te gjithe kohrave. Suksese Rones!
Elbino:Pershendetje Rona! Ku gjendeni ne keto momente dhe me cfare jeni duke u marre?
Rona Nishliu: Ne keto momente qe po shkruaj ora shenon 00:37, dhe pas nje dite dinamike me ligjerata ne universitet, emision ne radio dhe nje mbremje muzikore, me ne fund arrita qe te ulem prane PC-se sime dhe te pergjigjem ne pyetjet tua. Ajo qe po bej kohet e fundit eshte nje pune e paskajshme per studimet e mia, pune e paskajshme duke qene gjithnje kenaqesi e veqante ne radio, dhe kenaqesi shpirterore pjesemarrja shume e shpeshte, si kurre me pare, neper mbremje te ndryshme muzikore.
Suksese per kengen tuaj te re “Shko pastro pas saj”.Personalisht mendoj qe eshte nje nder kenget me te mira te vitit dhe zeri juaj eshte fantastik!
Pergjigja ime ne kete pyetje natyrisht qe do te duhej te niste me Falemnderit dhe blla blla, por e di si Elbino, “Shko pastro pas saj” do te mbetet per mua kenga me e dashur dhe me e arrire qe do te realizoj ndonjehere, pavaresisht qe gjithmone do te mundohem te sjell kenge edhe me profesionale. Pasi nuk e nisa me FALEMNDERIT, te them kete tani sepse natyrisht qe ndihem mire kur vleresohet kenga te cilen e kam dashuruar qe ne momentin e pare kur e degjova.
Kam vene re se ne te gjitha kenget qe keni publikuar,jeni munduar te beni muziken qe ju preferoni dhe jo te beni dicka qe konsiderohet “trendy” per momentin. Cilat jane te mirat dhe te keqijat e kesaj zgjedhjeje?
Pajtohem me kete qe po thua, por mendoj qe akoma nuk ka ardhur koha te bej muziken qe une e dua metevertete, apo te krijoj ne stilin muzikor ku une perkas. Imagjino, edhe kjo qe bej eshte e komplikuar per publikun, po cka do te ndodhte po te kultivoja Experimental Jazz hahaha, do perfundoja aty ku edhe nisa kendimin, ku tjeter perveq ne banjon time ku do tu kendoja mureve, lavamanit, lavatriqes etj etj. Ne anen tjeter edhe kenget qe kam kenduar deri sot nuk eshte se i kam zgjedhur duke kalkuluar ne suksesin e tyre sezonal, por gjithmone kam menduar sa gjate do ti rezistojne ato HITEVE aktuale. Dhe deri sot fale Zotit, gjithcka ka shkuar mire... Pergjithesisht mendoj qe ka pasur shume te mira dhe asnje te keqe ne kete zgjedhje, pasi qe kete si duket e ka konfirmuar edhe publiku :).
Po ashtu si juve edhe Teuta,Vesa,Flaka, po sjellin ne muzike disa gjenre muzikor qe kane me shume vlera profesionale sesa komerciale.Kemi te bejme me nje “kryengritje” :) ndaj muzikes se dobet ne Shqipe apo eshte thjeshte koencidence.
Ne fakt nuk di si ta komentoj kete... Nuk eshte kryengritje, por eshte thjesht shija qe kane percjellur prinderit tek une, posaqerisht nena, e cila me orientoi ne muzike shume mire. Ajo, per me shume me dhuroi CD-ne e pare, kur une isha 13 vjeq, dhe kjo CD permbante kenget me te bukura te kengetares revolucionare Janis Joplin. Elbino, une mendoj qe muzika qe ben nje kengetar eshte VETE KENGETARI, eshte jeta e tij, kultura qe ka, pergatitja profesionale dhe natyrisht ndikimi i shoqerise se ngushte. Eshte shume i pakapshem per mua justifikimi i nje artisti “po e bej kete muzike sepse eshte me fitimprurese, dhe pasi te vijn gjerat ne vendin e vet do te kaloj prap ne ate qe dua”... Eshte pikerisht ky justifikim qe per mua klasifikon kengetaret ne ARTISTE dhe PROFITER TE MOMENTIT.
-Aida dhe Armendi jane jo vetem dy prej artisteve tane me cool,por edhe sic kam degjuar nga artiste te tjere, nje kenaqsi per te punuar-profesionalisht e shoqerisht.Si lindi bashkepunimi me ta dhe si ja kaluat ne studion e tyre?
Tju them te verteten, qe e vogel kam adhuruar punen e tyre, edhe pse asnjehere nuk kam pas rastin ti shoh ne ndonje koncert. Pas periudhes se luftes, ne nje CD-shop ku kishte edhe CD te kengetareve shqipetar pash nje CD qe kishte nje mbeshtjelles te zi dhe mu ne mes shkruante “Tragjikomedia”. Brenda CD-se ishin kenget me te bukura te Armend Rexhepagiqit te cilat me rrembyen me mesazhet e teksteve te Aides dhe melodite e shkelqyera te Armendit. E keshtu pra, afersia ime e pare me Aiden dhe Armendin ishte imagjinative, une degjoja kenget dhe 1-2 here ne vit i shihja tek ecnin ne qytetin pa lum. I adhuroja per guximin dhe aftesine per te qene gjithmone 100% me te avansuar se te tjeret. Ndersa sot qe i njoh nga afer, mendoj qe jane dhe do te mbeten pike e referimit per cdo artist, do te mbeten trend dhe evergreen i muzikes shqiptare, dhe mbi te gjitha shembujt me te mire te personazheve ME ATRIBUTE NJEREZORE. Bashkepunimi ka filluar ne kengen Flakaresha, ndersa shpresoj shume te jete sa me jetegjate. Dua te permend qe incizimi I kenges eshte bere ne studion e Florent Boshnjakut, sepse ajo eshte studioja ku Aida dhe Armendi punojne me shpesh. Eksperienca ishte fantastike, pune e palodhshme dhe e pakursyer nga Aida e Armendi, humor i pazevendesueshem dhe mbi te gjitha privilegj i madh per mua.
Nje interpretim aq i thelle sa ai i juaji ne “Shko pastro pas asaj” mund te krijohet ose nga nje dashuri ose nga nje dhimbje e madhe. Cila ka qene gjendja juaj shpirterore ne momentin e regjistrimit e cfare mendimesh ju kalonin ne mendje : )
Gjendja ime shpirterore ishte nje kombinim i ndjenjes se frikes, pergjegjesise se madhe dhe deshires per ta interpretuar kengen ne menyren me te mire te mundshme. Per me teper une kerkova nje kenge te tille qe nga fillimi i karrieres sime, dhe ne momentin qe e kisha timen, duhej ta kendoja shume bukur ne menyre qe te percjell me 100% emocionin e nje femre te tradhetuar e cila ne mllef te madh kujton castet e bukura me te dashurin e saj. Nuk kam qene pjese e ndonje historie te tille, mirepo mendoj qe detyre e cdo artisti eshte ta ndjej kengen dhe ta interpretoj duke u bere pjese e tregimit te tekstit te kenges. Tek “Shko pastro pas saj” detyra ime ishte te qaj per ato qe u tradhetuan nga mbreterit e lumturise se tyre, te cilet u kthyen ne sherbetore te marrezise se vajzave fatkeqe, dhe shpresoj shume t’ja kem arritur...
Ju pelqen Bjork? Ne video ndonjehere me kujtoni Bjork…nuk di perse…Videoja gjithashtu eshte shume interesante dhe e realizuar mjaft bukur…
Bjork me pelqen shume, sepse per mua ajo eshte vete arti. Dhe natyrisht qe me vjen shume mire qe une te kujtoj ne te! Por te siguroj qe kjo nuk ka qene e qellimshme, sepse ishte artistja Rudina Xhaferi e cila me sajoi ne menyren si dukem ne video :).
Ndryshe nga heret e tjera,kjo video e prezanton Ronen ne anen dramatike te saj.E kishit te veshtire te pershtateshit me idene e klipit?
Nuk e pata te veshtire fare, sepse gjithcka qe kam bere ka qene shume e natyrshme. Ajo qe shihni ne video eshte ndjenja dhe perjetimi im shume personal i kenges. Nese do ti pelqej ose jo publikut te respektuar, kjo varet nga shija dhe tendenca e gjerave te caktuara qe konsumon.
I dashuri (apo i fejuari, te me falesh se nuk e di mire lol) juaj ka realizuar videon e kenges.Eshte ai djali ne fotot qe varen ne peme?Thjesht kurioz hihihihihi?
Po pra, poooo ahaha ai eshte:)... Thjesht ishim te kufizuar ne kohe, dhe duke mos e patur mundesine te gjejme nje manekin, vendosem te bejme ca foto te Leopardit dhe te njejtat te mbeten rekuizita me rendesishme e videos.
Zerin e vecante,kenget e vecanta,stilin ne paraqitje e keni gjithashtu shume te vecante. Kush ka qene influenca me e madhe ne procesin e formimit tuaj si artiste?
E permenda me heret qe drejtuesja ime ne muzike ka qene nena, e cila qysh ne vegjeline time me kendonte kenge shume te bukura te cilat mbeten akoma kenget me te dashura per mua si “Summertime”, “Don’t Speak” etc... Natyrisht, une pata fatin te punoj ne nje radio 100% urbane ne Prishtine, URBAN FM, ku gjithashtu u njoftova me muzike shume te bukur dhe edhe sot vazhdoj te jeme shume e informuar per skenen mainstreem dhe underground, duke qene e ndihmuar nga vellau im Petriti dhe i dashuri im Leopardi.
Do kete ndonje remix te kenges?OK, e di qe do cuditesh, POR kam parasysh fundin e kenges ku ka me shume ritem dhe serisht duket cool.Kjo mendoj se eshte e bukura e kesaj kenge;Dhe e kenduar vec nen ritmin e pianos, dhe e kenduar me ritem me te forte, serisht eshte shume e bukur.Ok se e bera lemsh pyetjen,por besoj me kupton ku dua te dal…lol
Elbino, jemi ne vale te njejta si duket hahah :)... Ne fakt kam menduar qe kenga ta kete remixin, dhe qellimisht doja qe kjo te ndodhte per xhirimet televizive te edicionit festiv te vitit te ri. Mirepo, si duket ky planifikim do te pezullohet, por te pakten ne albumin tim do te gjindet verzioni remix i “Shko pastro pas saj”.
Ju keni transmetuar lajme rreth artisteve shqiptar ne radion “Blue Sky”,po kur degjoni te flitet per juve ne media si ju duket?
Deri sot jame ndjere mire, sepse kryesisht eshte diskutuar per gjera te verteta me perjashtim te 2-3 thashethemeve te vockla qe u perfolen nga gazetare totalisht te painformuar. Sidoqetejete, eshte bukur kur degjon qe mesazhi yt percillet pa u deformuar :).
Ju ndoqa ne programin “Koha Express” ku ju folet edhe per pavarsine e Kosoves.Me erdhi mire,sepse se fundmi artistet me rralle flasin per kete ceshtje, dhe kur e bejne eshte me teper per te promovuar vetveten,sesa ceshtjen.Nderkohe ju thate dicka te bukur “Dhe po te shpallet pavarsia e pjese te Kosoves te mbeten jashte,ajo nuk eshte pavarsi!”. Keni mundur te ktheheni serisht ne shtepine tuaj ne Mitrovice?
Nuk me pelqen te shfrytezoj fatekeqesine time si mjet qe do ti bej te tjeret te ndjenje keqardhje per mua. Por e verteta eshte qe shtepia ime eshte e djegur dhe kam mundur ta vizitoj gjithsej 2 here, duke qene e percjellur nga trupat mbrojtese te KFOR-it, sepse liria e levizjes se Shqipetareve ne Mitrovicen Veriore eshte e kontrolluar, ose ne rastin tim qe nuk jam banore e Mitrovices edhe e pamundur.
Duke shpresuar qe heren e ardheshme intervista te zhvillohet ne nje Kosove te lire,ju urojme suksese dhe le ta mbyllim kete interviste me lajmin se kur do te hidhet ne treg albumi juaj…
Nuk qendroj mire me Timetables haha, por shpresoj shume qe albumin ta hedh ne treg aty nga fundi I qerekut te pare te vitit te ardhshem… Fare ne fund te falenderoj shume qe harxhove kohe per te formuluar pyetje me te vecanta, sepse u lodha duke u pergjegjur ne pyetje te rendomta!
Pergatitit: Elbino Revista Albanic