Finalja e Europianit mes Portugalisë dhe Francës nuk ishte ajo që pritej për Ronaldon. Dueli mes Antuan Grizmantit dhe Kristiano Ronaldos nuk zgjati shumë në fushë.
Portugezi u dëmtua në pjesën e parë duke humbur pjesën tjetër të finales.
Fillimisht, Ronaldo mbeti i dëmtuar në fushën e lojës pas një përplasjeje që pati me Pajenë në minutën e 17´.
Ai u detyrua të dilte nga loja për të marrë ndihmën e mjekëve dhe dy minuta më pas hyri në fushë. Por dëmtimi i tij me sa duket ishte më serioz se sa dukej.
Ronaldo la fushën e lojës me barelë në minutën e 25´ të pjesës së parë, duke u zëvendësuar nga Kuarezma. Dalja e tij në lot nga "Stade de France" u duartrokit nga pjesa më e madhe e tifozëve.