Ronaldo gaboi penalltine por gjen mbrojtje te heroi kuqezi

Ronaldo gaboi penalltinë, por gjen mbrojtje te heroi kuqezi

Kristiano Ronaldo është vënë në qendër të kritikave të mediave sportive ndërkombëtare për faktin se nuk po ndihmon Portugalinë të kualifikohet në turin tjetër. Por në mënyrë të pa parashikuar, atij i ka dalë në mbrojtje një prej futbollistëve të përfaqësueses shqiptare, pikërisht ai që vendosi ndeshjen me Rumaninë, Armando Sadiku.

357049B400000578-0-image-a-59_1466282768739

"Kristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, ai është idhulli im", tha Sadiku para gazetarëve.

"Në rregull, nuk ishte edhe aq mirë të shtunën, por mendoj se është pak i lodhur. Ai ka fituar Ligën e Kampioneve, ka luajtur 50 ndeshje në kampionat dhe mbetet futbollisti më i mirë në botë.

Është shumë e vështirë të luash si një sulmues i vetëm kundër katër mbrojtësve", ishte shpjegimi i Sadikut, i cili, ashtu si Ronaldo, kalon gjithë ndeshjen duke luftuar i vetëm me mbrojtësit kundërshtarë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama