Federata Portugeze e Futbollit është konsideruar përgjegjëse nga UEFA për futjen e një tifozi në fushë. Shkak duket se është bërë veprimi i Ronaldos që shkrepi edhe një selfie me tifozin në minutën e 79´ të ndeshjes ndaj Austrisë.
UEFA ka gjobitur sot në mëngjes federatën portugeze dhe CR7-ta duket se ka ndikuar në këtë vendin pasi e ka 'mbrojtur' tifozin nga rojet e sigurisë.
Gjoba e UEFA-s vjen një ditë pas barazimit 0-0 mes Portugalisë dhe Austrisë, një ndeshje në të cilën Ronaldo i shkoi fare pranë golit duke humbur edhe një penallti.